Kosova
Kosova ka shpresë në kualifikim në “Euro 2020”
Tashmë përfaqësuesja e Kosovës në futboll është dy ndeshje larg për ta siguruar një biletë për në “Euro 2020”.
Pengesën e parë e ka të enjten në Shkup kundër Maqedonisë së Veriut, në kuadër të gjysmëfinales së plejofit për “Euro 2020”. Në fakt, kjo vlerësohet edhe ndeshja më e rëndësishme për Kosovën që nga pranimi në UEFA dhe FIFA. Te Kosova janë shprehur të gatshëm për ta ndjekur ëndrrën për Evropianin që mbahet vitin tjetër.
Së fundi, Challandes në konferencën për media të mbajtur të mërkurën ka theksuar se ka folur me futbollistët e tij se një ditë do të vijë koha kur do të luajnë një ndeshje të madhe. Megjithatë, ai ka theksuar se futbollistët e tij do ta kenë një përballje të vështirë para tyre.
“Jemi pranë një momenti kur edhe ëndrrën mund ta prekim, por kemi disa probleme, nuk jemi në situatën më të mirë, por Kosova si ekip futbolli ka treguar se di t’i përballojë këto situata, duke i kthyer në favor të vetin. Kemi folur për një ndeshje të tillë para dy vjetësh, jo si cak, por si një ndeshje potenciale. Tash ëndrrën mund ta prekim, por nuk jemi në situatën më të mirë, por ne do t’i përballojmë me forcë këto situata për t’i kthyer në favorin tonë. Unë jam optimist dhe jemi gati për të arritur ta realizojmë ëndrrën. Koha po kalon, ndeshja është afër, pra do të luhet nesër dhe ne jemi gati”, ka thënë Challandes në konferencën për media të mbajtur në Shkup.
Pas konferencës, Kosova në Shkup e zhvilloi edhe stërvitjen e fundit, që ishte e hapur vetëm 15-të minutat e para për mediat. Megjithatë, 20 minutat e para të kësaj stërvitjeje nuk i ka zhvilluar nën dritën e reflektorëve, përkundër perëndimit të diellit. Më vonë është mësuar se kjo ka ndodhur për shkak të problemeve teknike në stadiumin “Tose Proeski”. Challandes ka shtuar se Kosova do t’i ndiejë vështirësitë që janë shkaktuar nga koronavirusi. Por ai ka insistuar se tash është koha të mos mendojnë për vështirësitë, por për ta kaluar pengesën e parë drejt realizimit të ëndrrës.
“Si trajner, je profesionist dhe nëse sheh vështirësi, atëherë duhet të ndërrosh punën me përgjegjësi, unë e kam të qartë me çka përballem, e shoh se kemi mundësi, shoh se mund të arrijmë diçka si ekip, koha ka ardhur, nuk mund të presim më shumë për të realizuar atë që duam”, ka theksuar Challandes.
Trajneri zviceran ka insistuar se mungesat që do t’i ketë për ndeshjen më të rëndësishme do të jenë të mëdha. Por, ai pret që futbollistët tjerë që do ta kenë rastin të luajnë, ta japin maksimumin.
“Unë dua të luaj me shikues, qoftë të ekipit kundërshtar. Kjo është situata dhe duhet ta pranoj. Është normale ta kisha ekipin e plotë, por kjo është gjendja dhe ne duhet të përshtatemi dhe të ecim para”, ka deklaruar Challandes.
E-Diaspora
-
Cyrih
Festa e Fitër Bajramit bashkoi besimtarët shqiptarë në Cyrih Besimtarët shqiptarë festojnë Fitër Bajramin në Cyrih me mesazhe paqeje... -
SHBA
Astronomja nga Kosova, Pranvera Hyseni, fiton çmim prestigjioz në SHBA -
Aksidenti tragjik në Vjenë: Kompania e ndërtimit fshin gjurmët pas vdekjes së tre kosovarëve -
Drena Kusari emërohet në një nga pozitat më të larta drejtuese në Microsoft -
Tri vajzat e Kosovës shkëlqyen në Oscars
Jeta në Austri
-
Aksidenti tragjik në Vjenë: Kompania e ndërtimit fshin gjurmët pas vdekjes së tre kosovarëve Faqja e kompanisë hiqet menjëherë pas ngjarjes, ndërsa hetimet për shembjen e skelës vazhdojnë... -
Austri
“Dëgjova britmat e punëtorëve dhe pastaj sirenat”, si ndodhi aksidenti fatal në Vjenë -
Detaje të reja tronditëse: Betoni i lëngshëm i zuri poshtë punëtorët -
Ambasada e Kosovës në Austri konfirmon dy viktima nga Kosova në tragjedinë në Vjenë -
Vjenë
Vjenë: Nis regjistrimi i nxënësve për mësimin plotësues në gjuhën shqipe për vitin shkollor 2026/2027











