Zhvillim
Kosova eksportuese e plehrave në rajon
Kompania “Hemoagrokos” është fabrika e vetme e plehrave artificial në Kosovë, e cila së fundit la lidhur kontratë për plasimin e produkteve të saja në tregun e Malit të Zi

Republika e Kosovës nga një shtet që importonte çdo gjë, së fundi ka filluar të kthehet në shtete eksporti. Është “Hemoagrokos” nga Vushtrria e cila ka filluar të prodhojë disa lloje të plehrave artificiale, duke i eksportuar nëpër tregjet e rajonit. Kjo kompani ngjallë shpresat për rimëkëmbjen e ekonomisë kosovare..
“Hemoagrokos” është kompania e tretë nga Vushtrria që pushton tregun rajonal, pas “Kotex”-it dhe “Pestovës” (Çio-Çipsit).
Kjo kompani (Hemoagrokos) është fabrika e vetme në Kosovë për prodhimin e plehrave artificiale, e cila së fundit la lidhur kontratë për plasimin e produkteve të saja në tregun e Malit të Zi.
“Ne kemi nisur 100 tonë plehra artificiale për në Malin e Zi. Ky është kontingjenti i parë i eksportit të prodhimeve tona, por synojmë edhe tregun e vendeve të tjera të shteteve të rajonit”, thotë drejtori i fabrikës “Hemoagrokos, Visar Shahini.
Sipas tij, në fabrikën “Hemoagrokos” prodhohen dhe paketohen 9 lloje të plehrave artificiale, të ndryshme. “Kapaciteti instalues është 8 tonë në orë dhe punëson 35 veta, në faza të ndryshme. Paketimi i plehut është 25 kilogramë, sipas standardeve më të reja evropiane, por edhe me kërkesa të posaçme për paketime të tjera”, tha ai për “Zëri”.
Shahini tha se fabrika e tij do t’i ofrojë tregut kosovar prodhime cilësore dhe kualitet të garantuar, ndërsa do të nisë eksportin edhe për tregun e Shqipërisë e të Maqedonisë, ndërsa që nga viti që vjen edhe për tregun e Serbisë dhe Bosnjës.
“Fabrika ‘Hemoagrokos’ ka teknologji dhe ambient të përshtatshëm për këto prodhime, por njëkohësisht ka edhe teknologë dhe agronomë me traditë dhe punë profesionale shumëvjeçare”, thotë drejtori i Fabrikës, Shahini.
Për Aleancën Kosovare të Bizneseve (AKB), krahas eksportit, prodhimet e fabrikës së plehrave artificiale në Vushtrri do t’i përjashtojnë prodhimet e huaja nga tregu kosovar.
“Kjo fabrikë tanimë ka filluar të depërtojë në tregjet e huaja, e kjo mbase do të ndikojë edhe në përjashtimin e prodhimeve të huaja nga tregu kosovar. Eksporti drejt Malit të Zi i prodhimeve të kësaj fabrike është rezultat edhe i bashkëpunimit dhe përpjekjeve të përbashkëta të AKB-së, MTI-së dhe APIK-ut dhe të tjerëve thotë Agim Shahini, kryetari i AKB-së..
Të entuziazmuar janë shprehur edhe në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë së Republikës së Kosovës. Fillimin e eksporti të prodhimeve të Fabrikës së plehrave artificiale të Vushtrrisë në këtë ministri e cilësojnë si shumë të rëndësishëm.
Bernard Nikaj, zëvendësministër i Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë së Republikës së Kosovës, tha se pos që po eksporton, Kosova ka potenciale të mëdha prodhuese për ta zëvendësuar importin.
“Me këto kapacitete që eksportojmë dhe zëvendësojmë importin, ne pretendojmë që në vitet në vijim ta rrisim dhe të krijojmë një zhvillim të qëndrueshëm ekonomik”, tha Nikaj.
E-Diaspora
-
Pas një incidenti, 14 vjeçarja shqiptare humb jetën në këtë shtet Raportohet një ngjarje e rëndë që ka tronditur qytetin e Katerinit në Greqi, ku një vajzë...
-
Nxënësit nga diaspora në shtetin gjerman mbyllin vitin shkollor me një eksursion në Nürnberg
-
Shqiptarja në mesin e pesë shkenctareve më të mira në këtë shtet
-
Mërgimtarët nga Parisi dhe Lioni nga sot mund të udhëtojnë drejt Prishtinës
-
Shkencëtari Ardian Jusufi zbulon se një lloj i “ketrave fluturues” mund të përdoren në robotikë
Jeta në Austri
-
Kreditë për shtëpi në Vjenë konsumojnë 53% të të ardhurave Blerja e një shtëpie mbetet e papërballueshme për shumë familje. Sipas llogaritjeve të publikuara të mërkurën...
-
Këta emigrantë përfitojnë më së shumti nga “AMS” në Austri
-
Austria pritet të përballet me një valë të nxehti
-
Austri: Prej 1 korrikut, kosto më të larta për këto shërbime
-
Austria do dyfishojë fondet për shëndetin mendor në shkolla pas tragjedisë në Graz