Kosova
Kosova e Suedia theksojnë nevojën e rritjes së bilancit tregtar ndërmjet dy vendeve
Raportohet se ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka pritur në takim ambasadorin e Suedisë, Jonas Westerlund, gjatë të cilit takim kanë diskutuar rreth fushëveprimtarisë së Ministrisë së Ekonomisë si dhe prioriteteve që ME-ja ka në plan afatshkurtër dhe afatgjatë, përcjell albinfo.ch.
Vlen të theksohet se ministrja Rizvanolli e ka njoftuar ambasadorin Westerlund për sektorin e ICT-së, që konsiderohet si një ndër sektorët me më shumë rëndësi si në aspektin e zhvillimit ekonomik dhe po ashtu për zhvillimin e kuadrove të reja profesionale.
Ndërmjet ministres dhe ambasadorit u diskutua për nevojën e rritjes së bilancit tregtar ndërmjet dy vendeve, ku u dakorduan që të shikohen mënyra për të stimuluar kompanitë suedeze për investim në sektorë të ndryshëm dhe bashkëpunim më të madh ekonomik.
E-Diaspora
-
SHBA
Festë për 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës në Ambasadën e SHBA-së Ambasada e Kosovës në SHBA hap dyert për festimin e 18-vjetorit të Pavarësisë... -
Nju-Jork
Anila Aliu nderohet me mirënjohje zyrtare nga Asambleja e Shtetit të Nju-Jorkut -
Hanover
Hannover Airport dhe ADAC korrigjojnë emërtimin e vendbanimeve të Kosovës -
Ansambli “Arbëresha” festoi 22 vjetorin e themelimit -
Policia bastis një klub shqiptar për shkak të lojërave ilegale të fatit
Jeta në Austri
-
75,000 euro të marra nga kasaforta në Vjenë, vjedhja e shpikur Dy burra u arrestuan pafajësisht, një vjedhje me thyerje u sajua. Tani sistemi i drejtësisë po... -
Raporti i Eurostat: Çmimet e shtëpive në BE janë rritur me 53% që nga viti 2010 -
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale













