Lajme
Kosova e Shqipëria në “zonën e kuqe” të korrupsionit
Sipas TI, Shqipëria dhe Kosova sërish mbeten në “zonën e kuqe” të korrupsionit në vendin 110, bashkë me Etiopinë dhe Ekuadorin. Maqedonia dhe Serbia qëndrojmë më mirë
Organizata “Transparency International” ka publikuar të mërkurën Indeksin e perceptimit të Korrupsionit për vitin 2014 për 175 vende të botës. Sipas këtij indeksi, Shqipëria dhe Kosova sërish mbeten në zonën e kuqe të korrupsionit në vendin 110, bashkë me Etiopinë dhe Ekuadorin.
Shqipëria ndodhet në vendin 110, duke u ngjitur me 6 vende në renditjen e Indeksit të perceptimit të Korrupsionit, krahasuar me një vit më parë, kur vendi ynë ndodhej në vendin e 116. Për sa i përket Kosovës, për vitin 2014 ajo ka marrë 33 pikë, duke u radhitur në pozitën numër 110.
Sipas këtij perceptimi, Shqipëria dhe Kosova janë të vetmet vende të rajonit që radhiten në “zonën e kuqe” të korrupsionit, ndërsa shtetet tjera të rajonit janë dukshëm më mirë. Maqedonia është në vendin e 64, Mali i Zi në vendin e 76-të, Serbia në vendin e 78-të dhe Bosnja në vendin e 80-të.
Më shumë se dy të tretat shteteve radhiten nën shifrën 50 pikë. Sipas perceptimit të korrupsionit, 0 pikë kanë vendet me korrupsion të lartë, ndërsa 100 pikë pa korrupsion.
Kosova dhe Shqipëria kanë nga 33 pikë, dhe të dyja radhitën në vendin 110. Shqipëria ka bërë ngritje për pesë vende nga ku ishte në pozitën 116 në vitin e kaluar, ndërsa Kosova për një vend, nga 111 në 110.
Në nivel botëror, Danimarka radhitet e para në vitin 2014 me 92 pikë kurse Koreja Veriore dhe Somalia e ndajnë vendin e fundit me vetëm 8 pikë. Në dhjetëshen e parë me më pak korrupsion janë edhe: Zelanda e re (91), Finlanda (89), Norvegjia (87), Suedia (86), Zvicra (86), Singapor (84), Holanda (83), Luksemburgu (82) dhe Kanada (81).
Rëniet më të mëdha kanë qenë në Turqi me minus pesë pikë dhe në Angola, Kinë, Malavi dhe Ruandë me minus katër pikë. Ndërkaq, përmirësimet më të mëdha janë shënuar në Bregun e Fildishtë, Egjipt, Shën Vincent dhe Grenadine me plus pesë pikë, si dhe në Afganistan, Jordani, Mali dhe Zvicër me plus katër pikë.
E-Diaspora
-
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës Dan Morina vjen me një “Comedy Show” të radhës, ndërsa publiku në Zvicër pritet të argëtohet... -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi
Jeta në Austri
-
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç Austria do të ndalojë përdorimin e mediave sociale nga fëmijët nën 14 vjeç, sipas një marrëveshjeje... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja













