Lajme
Kosova e Shqipëria me Konsullatë të përbashkët në Munih
Nga dita e sotme, Kosova dhe Shqipëria do të funksionojnë së bashkë, në Konsullatën e Munihut
Nga dita e sotme në Konsullatën e Republikës së Kosovës në Munih të Gjermanisë, do të kenë qasje edhe qytetarët e Republikës së Shqipërisë. Kjo u bë e mundur pas një bashkëpunimi bilateral ndërmjet Ministrisë së Jashtme të Kosovës dhe asaj të Shqipërisë që në disa konsullata të punojnë bashkërisht përfaqësuesit e dy shteteve.
Sipas një njoftimi për media, Kosova ka mirëpritur Shqipërinë në Munih, ndërsa objektin e përbashkët të konsullatës e kanë promovuar Ministri kosovar i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhajt dhe homologu i tij shqiptar, Ditmir Bushatit, si dhe ministrja për Çështje Evropiane e Bavaraisë, Beate Merk. Në përurimin e konsullatës Kosovë-Shqipëri në Mynih, ka marrë pjesë edhe Rifat Jashari nga familja Jashari.
Në fjalën e tij, Hoxhaj e ka falënderuar Rifat Jasharin për praninë duke thënë se pa sakrificën e familjes Jashari, asgjë nuk do të ishte e mundur, as shteti i Kosovës e as Konsullata e Përbashkët.
“As unë si ministër i Jashtëm i Kosovës, as ministri i Jashtëm i Shqipërisë, por askush tjetër nuk do të ishte këtu në këtë konsullatë pa rolin dhe kontributin e Bacës Rifat dhe familjes Jashari. Këto janë dëshmia më e mirë se sa rrugë të gjatë kanë bërë shqiptarët, edhe në Kosovë edhe në Shqipëri për ta bërë një shtet të pavarur të Kosovës, që ka qenë projekt i krejt shqiptarëve, edhe të Kosovës edhe të Shqipërisë. Ne do të hapim edhe ambasada e konsullata të përbashkëta, por prania e Bacës Rifat i jep një kuptim tjetër kësaj konsullate” ka thënë Hoxhaj.
Ministri Bushati ka falënderuar ministrin Hoxhaj për mundësinë që edhe Shqipëria të përfaqësohet nga sot me shërbime konsullore në Konsullatën e Përbashkët duke paralajmëruar edhe aktivitete të ardhshme të këtij karakteri.
Nga ana e saj, ministrja e Bavarisë për Çështje Evropiane, Merk ka falendëruar të pranishmit dhe është shprehur e lumtur që në Bavari po hapet një konsullatë e përbashkët Kosovë-Shqipëri e cila do të jetë promotor edhe i bashkëpunimit në shumë fusha të tjera ndërmjet këtyre dy vendeve dhe Bavarisë.
Në përurimin e konsullatës kanë marrë pjesë shumë qytetarë nga Kosova dhe Shqipëria që jetojnë në Bavari dhe personalitete të rëndësishme gjermane të jetës publike. Janë paralajmëruar edhe hapja e konsullatave të përbashkëta në Danimarkë dhe Turqi, ndërsa më herët është hapur në Milano dhe Bari.
E-Diaspora
-
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios
Jeta në Austri
-
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ Konferenca “Kosova në BE” në Parlamentin Austriak shënon 27 vjetorin e ndërhyrjes humanitare të NATO-s në... -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë











