Lajme
Kosova e shqetësuar me vajin e palmës
Vetëm në pesë vjetët e fundit, sipas të dhënave zyrtare nga dogana, janë importuar rreth 10 milionë litra të vajit të palmës, që dyshohet se mund të jetë kancerogjen
Qytetarët e Kosovës janë të shqetësuar me raportimet e fundit të medieve, se vaji i palmës po përdoret edhe në industrinë e qumështit si zëvendësues i yndyrave bimore. Ky lloj vaji, që dyshohet se përmban elemente kancerogjene, importohet në sasi relativisht t mëdha në Kosovës.
Vetëm në pesë vjetët e fundit, sipas të dhënave zyrtare nga dogana, janë importuar rreth 10 milionë litra të vajit të palmës, që për Institutin Kombëtar të Shëndetit Publik, kjo sasi është mjaft e madhe, sidomos pas dyshimit se mund të jetë kancerogjene dhe përdoret për ushqim.
Por, në Instituti për Shëndetin Publik nuk ka bërë ende ndonjë analizë apo hulumtim për ndikimet e këtij vaji në shëndetin e njeriut, raporton KosovaPress.
Doktoresha Antigona Ukëhaxhaj nga Institutin Kombëtar për Shëndetin Publik të Kosovës thotë se janë një gamë e madhe e produkteve ushqimore në të cilat përdoret vaj i palmës, jo vetëm produktet e qumështit. Përveç konsumatorëve, edhe Ukëhaxhaj mbetet e shqetësuar për përmbajtjen e produkteve ushqimore.
Ajo thotë se përball kësaj sfide duhet të bëhet një hulumtim sa më shpejt nga të gjitha institucionet përgjegjëse.
Kryeshefi i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinës, Valdet Gjinovci, thotë produktet të cilat janë të përbëra nga qumështi dhe kanë të zëvendësuar yndyrën shtazore me atë bimore duke e përfshirë edhe vajin e palmës, nuk janë ilegale përderisa deklarohet në etiketë përbërja e produktit dhe produkti.
Sipas tij, kohën e fundit nga Autoriteti Evropian për Siguri Ushqimore është dhënë Opinion për vajrat bimore të proceduara përfshirë edhe vajin e palmës, për veti kancerogjene dhe gjenogene, kur ato gjatë procesit të prodhimit të tyre arrijnë trajtimin në temperaturë mbi 200 gradë.
Sipas tij, yndyrat bimore lejohet të përdoren, por nga ana e prodhuesve duhet të deklarohen lidhur me përmbajtjen, cili do produkt që prodhohet. Gjinovci ka konsideruar se nuk është sasi e lartë e importit të vajit të palmës, për arsye se Kosova ka një industri ushqimore, e cila është zhvilluar në masë të madhe.
Zëdhënësi i Doganës së Kosovës, Adriatik Stavileci, për KPress thotë se në pesë vjetet e fundit trendi i importit të vajti të palmës është i njëjtë, dhe në vitin 2016, sasia e importit është rreth 2 milionë litra me vaj palme.
Kryetari i shoqatës Konsumatori, Selatin Kaqaniku, tha se përdormi i vajit të palmës është në shumë sfera të industrisë së ushqimit, dhe natyrisht se edhe interesimi i keqbërësve është shumëfishuar. Ai shtoi se sot konsumatorët janë të abuzuar me këtë lloj të vajit të palmës në disa mënyra.
Ndryshe, disa vjet më parë, Albinfo.Ch kishte ngritur këtë shqetësim lidhur me përdorimin e vajit të palmës në Kosovë. Reagimi i Albinfo.Ch erdhi menjëherë pasi qytetarët francez kishin ngritur si shqetësim përdorimin e vajit të palmës si produkt ushqimor,l e që sipas tyre kishte efekte të rrezikshme kancerogjene.
Që nga dhjetori i vitit 2012 qytetarët e Kosovës kanë vazhduar ta konsumojnë këtë vaj, pa qenë të vetëdijshëm për efektet e dëmshme në shëndet.
E-Diaspora
-
Gastroenterologu Dr. Mentor Bilali – një nga mjekët më të kërkuar nga shqiptarët e Zvicrës Për shqiptarët, Dr. Bilali me ordinancën e tij MagenDarm Zentrum Oberaargau ka edhe një peshë të... -
Nxënësit shqiptarë në Parma festojnë Pavarësinë e Shqipërisë -
Paris
Paris: Inaugurohet Qendra Kulturore e Shqiptarëve -
Një buqetë dritash, tingujsh e ngjyrash për Ditën e Flamurit, në Winterthur -
Haradinaj konfirmon kandidaturën e parë për deputet nga diaspora
Jeta në Austri
-
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 Anëtarët e Komisionit të Përbashkët të Parlamentit të Austrisë kanë miratuar në mënyrë unanime vazhdimin e... -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë -
Influencerja e zhdukur austriake gjendet e vdekur, brenda një valixheje










