Lajme
Kosova e shënon “Ditën e Patates“
Në gjithë territorin e Kosovës sivjet kanë qenë të mbjella rreth 7000 hektarë me patate, ndërkaq vetëm në komunën e Vushtrrisë ishin rreth 2000 hektarë
Qytetarët dhe institucionet kosovare kanë shënuar sot “Ditën e Patates” e cila tradicionalisht shënohet në Pestovë të Komunës së Vushtrrisë, që është vendi ku prodhohen patatet. Sipas të dhënave qeveritare, në gjithë territorin e Kosovës sivjet kanë qenë të mbjella rreth 7 mijë hektarë me patate, ndërkaq vetëm në komunën e Vushtrrisë ishin rreth 2 mijë hektarë.
Aktivitetet për këtë ditë u mbajtën në Pestovë të Vushtrrisë, ku morri pjesë edhe Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural Memli Krasniqi, i shoqëruar nga zëvendësministri Kurtan Kajtazi, zëvendësministri i Tregtisë dhe Industrisë, Avni Kastrati, fermerë dhe përfaqësues të organizatave ndërkombëtare dhe vendore.
Ministri Krasniqi tha se kultivimi i patates në Kosovë është një tregim i suksesit dhe ka ardhur si rezultat i një bashkëveprimi të institucioneve vendore me fermerët dhe kompanitë përpunuese.
E për ngritjen e standardeve prodhuese e përpunuese të këtyre agrobizneseve, Ministria e Bujqësisë në vazhdimësi është duke dhënë mbështetjen e saj përmes granteve investive, të cilat po rriten nga viti në vit.
Ai tha se patatja është një nga produktet që për disa vjet ka arritur që të prodhohet mjaftueshëm për tregun vendor dhe me këtë produkt ai tregoi se po arrijmë që t’i plotësojmë nevojat e konsumit vendor që është një qellim që synohet të arrihet edhe në produktet tjera, si pemët e perimet.
“Ne e kemi mbështetur prodhimin e patates për vite me radhe, dhe kjo mbështetje do të vazhdojë përmes skemës së subvencioneve dhe granteve. Po ashtu po me gëzon fakti që si Kosovë kemi zhvilluar kompani që e furnizojnë tregun tonë me produkte cilësore të përpunimit të patates”, tha ministri Krasniqi.
Ai ka treguar se do të vazhdojnë të mbështesin bujqësinë, pasi që ky sektor po kontribuon shumë në zhvillimin ekonomik dhe hapjen e vendeve të punës dhe këtë vit vetëm nga buxheti i ministrisë, ai tha se kanë ndarë 46 milionë euro.
Ndërkaq, Elena Petrovka nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), ka thënë se sektori i bujqësisë është një sektor me vlerë për zhvillimin e Kosovës.
Edhe drejtues të Komunës së Vushtrrisë premtuan mbështetje nga pushteti lokal për avancimin e mëtejmë të bujqësisë në këtë komunë, në veçanti të patates si prodhim unik në këtë zonë.
Ndryshe, Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural çdo vit subvencionin fermerët kultivues të patates me nga 300 euro për hektar dhe mbështetet këtë sektor edhe përmes granteve investive. Në Vushtrri rendimentet e patates ishin rreth 35 mijë tonelata për një hektar.
Ndërsa, drejtori i kompanisë së Ccio Çipsave “Pestova”, Bedri Kosumi duke vlerësuar lartë të arriturat në kultivimin e patates, tha se assesi nuk duhet të ndihen të kënaqur me atë çfarë është arritur, por, sipas tij, fatmirësisht fermerët në këtë vit dhe “Pestova”, kanë një vit të suksesshëm të prodhimit të lëndëve të para, aty ku është çelësi i produkteve finale.
E-Diaspora
-
Gastroenterologu Dr. Mentor Bilali – një nga mjekët më të kërkuar nga shqiptarët e Zvicrës Për shqiptarët, Dr. Bilali me ordinancën e tij MagenDarm Zentrum Oberaargau ka edhe një peshë të... -
Nxënësit shqiptarë në Parma festojnë Pavarësinë e Shqipërisë -
Paris
Paris: Inaugurohet Qendra Kulturore e Shqiptarëve -
Një buqetë dritash, tingujsh e ngjyrash për Ditën e Flamurit, në Winterthur -
Haradinaj konfirmon kandidaturën e parë për deputet nga diaspora
Jeta në Austri
-
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 Anëtarët e Komisionit të Përbashkët të Parlamentit të Austrisë kanë miratuar në mënyrë unanime vazhdimin e... -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë -
Influencerja e zhdukur austriake gjendet e vdekur, brenda një valixheje










