Lajme
Kosova e rrezikuar nga “vehabistët”
Elemente radikale vehabiste po depërtojnë në Kosovë dhe ato mund ta prishin harmoninë ndërfetare që ka ekzistuar me vite në këtë shtet, thotë I. A. A. nga Qendra për Pluralizëm Islamik
Disa grupe ekstremiste islamike, të financuara nga shtetet arabe, mund të infiltrohen brenda bashkësisë myslimane në Kosovë, duke prishur ekuilibrin dhe bashkëjetesën në këtët shtete ballkanik. Kështu konsideron I. A. A., drejtor ndërkombëtar i Qendrës për Pluralizëm Islamik dhe drejtor i Fondacionit për Kërkime të Trashëgimisë Islamike.
Në një intervistë dhënë Radio Evropës së Lirë, A.A. thotë elemente radikale vehabiste po depërtojnë në Kosovë dhe ato mund ta prishin harmoninë ndërfetare që ka ekzistuar me vite në këtë shtet.
“Duhet të kujtojmë se ekzistojnë elemente ekstremiste të përfshira te shqiptarët e Kosovës, të cilët krenohen për të qenit myslimanë të moderuar (mainstream), sufi, sunitë. Por, për disa vite kemi parë qeverinë saudite, ose jozyrtarët të kenë dërguar para në mënyrë indirekte në qeveri ose tek individët, për hapjen e xhamive vehabiste salafiste për të promovuar ideologjinë ekstremiste, që është mjaft e rrezikshme për Ballkanin”, tha ai.
Nëse myslimanët, sipas tij, nuk janë të vetëdijshëm për këtë, gradualisht do të ketë klerikë ekstremistë, që do të lulëzojnë në Kosovë, që do të përdorin sheriatin islamik dhe të abuzojnë me të.
“Kështu nuk do të promovohet paqja dhe harmonia, siç kishte këtu diversitet fetar dhe pluralizëm, por do të nënkuptojë se islami duhet të jetë si fe zyrtare, dhe të mos respektohen fetë tjera në vend”, theksoi I. A. A., sipas të cilit, në Kosovë, rreziku është se situatën do ta marrin në duar njerëz të gabuar dhe do të kemi klerikë radikalë ekstremistë, që do të marrin kontrollin ndaj shkollave dhe institucioneve.
Për këtë çështje ai tha se qeveria duhet të jetë e kujdesshme. Myftinjtë, apo klerikët, sipas tij, duhet të jenë në dijeni për këtë.
“Disa nga ta mund të frikësohen apo të ndikohen nga petrodollarët, që vijnë nga Arabia Saudite. Mendoj se është një çështje që nuk duhet të injorohet, duhet të vëzhgohet me shumë kujdes, para se të bëhet shumë vonë. Sepse, kur njëherë të fillojnë t’i derdhin paratë, arabët sauditë do të sjellin dijetarët e tyre, do të emërojnë imamët në xhami, siç ka qenë dhe është rregull e Arabisë Saudite. Nëse ndërtojnë ndonjë xhami, kudo, ata preferojnë t’i kenë imamët e vet, ose të paktën imamët që ndjekin shkollën e tyre të mendimit”, theksoi I. A. A..
E-Diaspora
-
Spanjë
Orkestra “Amadeus” triumfon në Spanjë, fiton çmimin kryesor “Grand Prix” Orkestra e Fëmijëve dhe të Rinjve “Amadeus” ka shënuar një sukses të jashtëzakonshëm në arenën ndërkombëtare,... -
Londër
Hapet shkolla e dytë shqipe në Manchester -
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati -
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë
Jeta në Austri
-
Afër Pashkëve, 8,300 lepuj ngordhin në trafikun rrugor në Austrinë e Poshtme Rreth Pashkëve, sezoni i çiftëzimit të lepujve arrin kulmin. Në këtë fazë veçanërisht aktive, trafiku rrugor... -
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik













