Kosova
Kosova e para sipas Raportit për Demokraci, Serbia e fundit
Kosova është renditur e para në Ballkanin Perëndimor, ndërsa Serbia si e fundit. Kjo renditje ka dalë nga Raporti Vjetor i Demokracisë për vitin 2024, i publikuar nga Instituti suedez V-Dem.
Ky institut ka katër kategori të demokracisë, ku më e mira është ajo liberale, e dyta është demokracia elektorale, e treta është autokraci zgjedhore dhe e katërta është autokraci e mbyllur, raporton klankosova, përcjell Albinfo.ch.
Kosova, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut janë në kategorinë e dytë, atë të “demokracisë zgjedhore”, ndërsa Shqipëria dhe Bosnjë e Hercegovina kanë mbetur në “zonën gri”, mes demokracive dhe autokracive.
Ndërsa, Serbia është konsideruar si një “autokraci zgjedhore” nga Instituti V-Dem që nga viti 2014.
Në raportin e këtij viti, Mali i Zi u bë një “demokraci zgjedhore” për herë të parë, ndërsa Maqedonia e Veriut u kthye në këtë kategori pasi ra në “zonën gri” vitin e kaluar, kurse Kosova është në këtë kategori që nga viti 2014.
Bosnjë e Hercegovina dhe Shqipëria, nga ana tjetër, kanë mbetur në “zonën gri demokratike”, që do të thotë se V-Dem nuk i konsideron rezultatet e tyre të demokracisë aq të larta sa të kategorizohen në “demokracitë elektorale”.
Instituti V-Dem ka thënë se Kosova renditet si e 62-ta nga 170 shtete në Indeksin e Demokracisë Liberale dhe mbetet vendi me rezultatin më të mirë ne Ballkanin Perëndimor.
Ndërsa, Mali i Zi është në vendin e 67, i ndjekur nga Shqipëria e cila është në vendin e 82, Maqedonia e Veriut në vendin e 89, Bosnja në vendin e 92 dhe Serbia në vendin e 107./Albinfo.ch
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Gjermani
Fatlume Bunjaku, zëri i ri i kinematografisë kosovare në skenën evropiane Fatlume Bunjaku, aktorja kosovare që po ndriçon Berlinalen 2026... -
Pianisti kujton në sheshin e Mynihut fëmijët e vrarë gjatë luftës në Kosovë -
Komuniteti Mysliman Shqiptar në Zvicër uron muajin e Ramazanit -
Rame Lahaj dhe Fondacioni Rame Lahaj, zëri botëror në shërbim të një misioni kombëtar -
Magazina albinfo.ch pranë lexuesit – edhe mbi re, me Chair Airlines
Jeta në Austri
-
I papunë në pushime, AMS me gjoba të ashpra Vitin e kaluar pati 162,391 sanksione nga AMS. Përfitimet e papunësisë dhe ndihma emergjente u anuluan... -
Vjenë
Ministrja Spiropali e ftuar nderi në mbrëmjen tradicionale të Operës në Vjenë -
75,000 euro të marra nga kasaforta në Vjenë, vjedhja e shpikur -
Raporti i Eurostat: Çmimet e shtëpive në BE janë rritur me 53% që nga viti 2010 -
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta












