Lajme
Kosova e mbushur me armë, rreth 260 mijë pa leje
Sipas përfaqësuesve të MPB-së, rreth 260 mijë armë ilegale gjenden nëpër duart e kosovarëve. Kjo statistikë është bërë në vitin 2015
Një plumb rikoshet, apo siç njihet në zhargonin kosovar “qorr”, ia prishi lojën e futbollit Edonis Vojvodës, derisa ai po luante ame shokët e tij në Skënderaj. Ai u plagos në këmbë, nga një plumb që dikush e kishte shkrepur për “gëzim” në një aheng dikur në periferi, ndërsa Policia ende nuk e ka zbuluar nga erdhi ai.
E mundësia që ai plumb të jetë shkrepur nga një armë ilegale është shumë e madhe, referuar statistikave të MPB-së sipas së cilave rreth 260 mijë armë ilegale janë në duart e qytetarëve të Kosovës.
Policia e Kosovës vetëm për këta gjashtë muajt e parë të vitit ka arritur të sekuestrojë 553 armë ilegale të cilat kanë qenë nëpër shtëpitë dhe në duart e qytetarëve të Kosovës.
Destan Mustafa është udhëheqësi i Divizionit për Armë, Municion dhe Eksploziv në Ministrinë e Punëve të Brendshme të Kosovës. Ai tha se krahasuar me vitin 2005 kur është bërë një hulumtim tani rezulton të jetë një numër më i vogël i armëve ilegale në Kosovë, transmeton Kosovapres.
Sipas tij, deri tek zvogëlimi i këtij numri ka ardhur pas hyrjes në fuqi të ligjit për Armë, por edhe falë aksioneve për konfiskim të këtyre armëve nga Policia.
“Armët ilegale në Kosovë gjenden rreth 260 mijë sipas një hulumtimi të realizuar në vitin 2015. Në krahasim me hulumtimin e realizuar në vitin 2005 nga UNDP tani rezultojnë të jenë një numër rreth njëqind mijë ose njëqind e dhjetë mijë armë më pak. Kjo i atribuohet kryesisht hyrjes në fuqi të ligjit për Armë, por edhe aksioneve policore që konfiskojnë rreth 1400 apo 1500 armë çdo vit. Realisht konsiderojmë që është një numër i madh në krahasim me vendet e tjera ose me vendet e rajonit”, tha ai.
Mustafa tha se tanimë ka hyrë në fuqi ligji për legalizimin dhe dorëzimin vullnetar të armëve, por mbetet në kompetencë të Ministrisë që të nxjerrin disa akte ligjore për implementimin e këtij ligji.
Mbajtja në pronësi, përdorimi apo posedimi ilegal i armëve të zjarrit është vepër e cila sanksionohet me Kodin Penal të Kosovës.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha, tha se Policia e Kosovës në vazhdimësi ka ndërmarrë veprime aktive në funksion të identifikimit të armëve ilegale për arsye se këto sipas tij paraqesin një rrezik potencial edhe për qytetarët, por edhe për vetë institucionet e sigurisë.
Sipas zëdhënësit Hoxha, nga janari i këtij viti deri në qershor kanë arritur të sekuestrojnë 553 armë ilegale, e që Hoxha thotë se është një rënie krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.
“Referuar statistikave që ne i kemi, Policia e Kosovës gjatë operacioneve të ndryshme gjatë vitit të kaluar respektivisht vitit 2016 ka konfiskuar mbi 1290 armë të llojeve të ndryshme, ndërsa municione të kalibrave të ndryshëm kemi të konfiskuara mbi 25800 sosh”, tha ai.
Zëdhënësi Hoxha, tha se Policia e Kosovës është në proces të luftimit të dukurisë së mbajtjes së armëve ilegale në mënyrë që të ketë sa më pak armë në duar të pasigurta.
Disa nga arsyet pse qytetarët e Kosovës mbajnë armë janë pasojat e pasluftës, frika, mosbesimi tek institucionet e Kosovës dhe si një nga arsyet është potencuar të jetë edhe tradita.
Hulumtuesi nga Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë, Plator Avdiu, thotë se potenciali i përdorimit të armëve ilegale nga ana e qytetarëve paraqet rrezik, po që sipas tij, nuk është rrezik i nivelit të lartë sepse ka një vetëdijesim nga ana e qytetarëve nga rreziku i përdorimit të armëve ilegale.
Po ashtu ai thotë se duhet të dihet qartë se çfarë duhet të bëhet me armët ilegale, a do të ketë amnisti a do të ketë një lloj konfiskimi apo diçka ndryshe.
Ndryshe në Kosovë janë rreth 330 persona zyrtarë të cilët kanë armë me leje, ndërsa janë rreth 13 mijë leje të dhëna për armë gjahu, shenjëtarie dhe koleksionimi. UNDP para disa vitesh kishte bërër një fushatë për dorëzimin e armeve, por më shtrenjtë kishte kushtuare fushata, sesa numri i armeve të dorëzuara.
E-Diaspora
-
Kompania shqiptare mbulon Forumin në Davos me mbi 100 vetura luksoze Në kuadër të World Economic Forum (WEF) 2026 në Davos, një nga ngjarjet më prestigjioze globale... -
Kosovë
Veshja tradicionale e Hasit të Prizrenit synon mbrojtjen nga UNESCO -
Amerikë
Shqiptarja hyn në histori me emërimin në administratën e lartë të SHBA-së -
Amerikë/Shqipëri
Talent shqiptar nga Amerika që po sjell ventrilokizmin në skenën shqiptare -
Mynih
Zamira Gashi, juristja shqiptare që po ndërton karrierë të suksesshme në Mynih
Jeta në Austri
-
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta Në shkurt, qeveria do të heqë taksën e duhanit. Disa çmime u rritën që në janar,... -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale -
Vjena planifikon shtëpi të mbyllura në grup për shkelësit e përsëritur nën moshën 14 vjeç -
Austri
Rinesa Salijaj nga Istogu, kandidate për Asamble Komunale në St.Pölten të Austrisë












