Lajme
Kosova, e izoluar
Kosova vazhdon të mbetet vendi më i izoluar në Evropë, dhe qytetarët e saj mund të lëvizin drejt vendeve të Bashkimit Evropian vetëm pas kompletimit të shumë dokumenteve e pritjeve të gjata për marrje të vizës
Viti 2016 kaloi duke mos kaluar sfidën kryesore që ishte izolimi dhe qytetarët e Kosovës vazhdojnë të jenë të izoluar.
Kosova vazhdon të mbetet vendi më i izoluar në Evropë, dhe qytetarët e saj mund të lëvizin drejt vendeve të Bashkimit Evropian vetëm pas kompletimit të shumë dokumenteve e pritjeve të gjata për marrje të vizës, bën të ditur ‘Evropa e Lirë’.
Komisioni Evropian në fillim të muajt maj 2016 në një raport të tij, propozoi liberalizimin e vizave për Kosovën me kushtin e ratifikimit të marrëveshjes për demarkacionin e kufirit me Malin e Zi dhe rezultate konkrete në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, përcjell albinfo.ch.
Zyrtarët evropianë e thanë në shumë raste se Parlamenti duhet “ta miratojë sa më shpejt marrëveshjen për demarkacion”, me qëllim të hapjes së mundësisë për lëvizje të lirë të qytetarëve. Ata thanë se nuk do të ketë liberalizim të vizave për Kosovën pa u plotësuar edhe dy kriteret e fundit.
Institucionet e Kosovës, nuk arritën që as gjatë vitit 2016 t’i përmbushin kriteret e fundit të përcaktuara nga Komisioni Evropian, dhe thelluan edhe më shumë përplasjet në nivel politik në vend.
Derisa vazhdojnë akuzat mes Qeverisë dhe opozitës në Kosovë rreth fajtorit për humbjen e hapit për liberalizimin e vizave gjatë vitit 2016, njohësit e fushës mendojnë se po afrohet edhe afati i fundit kur heqja e vizave për qytetarët e Kosovës do të rrezikohet edhe për vitin 2017.
Muaji dhjetor, shihej si afati i fundit kur autoritetet e Kosovës do të duhej t’i plotësonin kriteret e parapara nga Komisioni Evropian për heqjen e vizave.
E-Diaspora
-
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë Tenori shqiptar me famë ndërkombëtare vlerëson rolin e diasporës dhe kujton koncertin në Gjenevë si një... -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian
Jeta në Austri
-
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ Konferenca “Kosova në BE” në Parlamentin Austriak shënon 27 vjetorin e ndërhyrjes humanitare të NATO-s në... -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë












