Lajme
Kosova e gatshme t’i pranojë 500 refugjatë
“Mikpritja evropiane shpëtoi kombin shqiptar dhe për këtë Kosova do të jetë gjithmonë mirënjohës”, tha Thaçi duke shprehur gatishmëri për pranimin e 500 refugjatëve
Shefi i diplomacisë kosovare, Hashim Thaçi shprehu gatishmërinë e Kosovës për të pritur rreth 500 refugjatë nga Siria dhe vendet tjera të Lindjes së Mesme. Këtë deklarata Thaçi e bëri në Konferencën e Nivelit të Lartë për Mesdheun Lindor-Ballkanin Perëndimor që u mbajt në Luksemburg.
“Ne e dimë se rrugët ndryshojnë dhe ne po i ndjekim gjërat nga afër dhe po përgatitemi për çfarëdo zhvillimesh. Kosova dëshiron të jetë pjesë e projekteve për t’u marrë me këtë sfidë të re. Kjo është arsyeja pse kemi shprehur gatishmërinë për të marrë rreth pesëqind refugjatë nëse është e nevojshme”, ka thënë Thaçi.
Ai tha se si qytetar i Kosovës, e kujton fare mirë se çfarë do të thotë të jesh refugjat, por edhe rëndësinë e gjetjes së solidaritetit, kujdesit dhe zgjidhjes ndaj krizës. Mikpritja evropiane, sipas tij, shpëtoi kombin shqiptar dhe për këtë “ne do të jemi gjithmonë mirënjohës. Sot, Evropa po përballet me një valë të re refugjatësh”.
“Ne duhet të veprojmë se bashku dhe të përgjigjemi duke dëshmuar edhe një herë solidaritet dhe kujdes, por edhe të kërkojmë zgjidhje për konfliktet që po prodhojnë mijëra refugjatë. Prandaj, edhe Kosova ishte vend origjine i refugjatëve, por jo më. Ne u përballëm me një valë të migrimit në fillim të këtij viti, por ishim të suksesshëm në ndalimin saj”, tha ai.
Bashkësia ndërkombëtare, siç tha Thaçi, duhet të pranojë Kosovën si anëtare aktive të saj dhe duhet ta mbështes duke hequr regjimin e vizave, bazuar në përmbushjen e kritereve.
E-Diaspora
-
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës Dan Morina vjen me një “Comedy Show” të radhës, ndërsa publiku në Zvicër pritet të argëtohet... -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi
Jeta në Austri
-
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç Austria do të ndalojë përdorimin e mediave sociale nga fëmijët nën 14 vjeç, sipas një marrëveshjeje... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja











