Kosova
Kosova, e dyta në botë si e varur nga thëngjilli për energji elektrike
Ndotja e ajrit është ndër problemet kryesore me të cilat Kosova përballet gjatë sezonit të dimrit. Ndër shkaqet primare për këtë është fakti se Kosova burim të parë të energjisë e ka thëngjillin.
Sipas disa statistikave të shpërndara nga ish-ministri i Jashtëm, Petrit Selimi, Kosova është vendi i dytë në botë më i varur nga thëngjilli.
Me këtë rast, ai ka thënë se planet për diversifikimin e burimeve të energjisë nuk janë çështje partie apo donatorësh dhe se Kosova ka nevojë për një plan tranzicioni me gazjellës.
“Kosova është vendi i dytë më i varur nga thëngjilli në botë. Planet për diversifikimin e burimeve të energjisë nuk janë çështje partie apo donatorësh – çështje interesi kombëtar. Ne kemi nevojë urgjentisht për një plan tranzicioni me gazsjellës në afat të mesëm dhe me energji të rinovueshme në afat të gjatë”, ka thënë ai.
Vlen të përmendet se çështja e gazsjellësit është temë aktuale në Kosovë pasi qeveria Kurti po heziton për projektin amerikan.
Po ashtu, kriza globale energjetike që përcillet me rritje çmimesh është paralajmëruar edhe në Kosovë nga vetë përfaqësues të qeverisë Kurti.
Kosovo is second most reliant country on coal in planet earth. Plans for diversification of energy sources are not a party issue or a donor issue – its an issue of national interest. We need urgently transition plan with gas pipeline in medium term and renewables in long term. pic.twitter.com/3aNeNOMEv7
— Petrit Selimi (@Petrit) October 9, 2021
E-Diaspora
-
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios E reja kosovare përfundon me sukses studimet në Universitetin e Tokios, duke u shndërruar në një... -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit












