Kosova
Kosova, e dyta në Ballkan për rritjen e çmimeve ushqimore
Kosova është vendi i dytë me normën më të lartë të rritjes së çmimeve për 4. 9 për qind në shtetet e rajonit.

Sipas matjeve të çmimeve ushqimore në kuptimin e përgjithshëm, në vend të parë qëndron Serbia, me 5.7 për qind, ndërsa në vend të tretë është Bullgaria, me një inflacion prej 4.8 për qind. Listën e vendeve e me normën më të lartë të rritjes së çmimeve e mbyll Mali i Zi dhe Shqipëria, me 2.9 për qind, përkatësisht 2.5 për qind, përcjell albinfo.ch.
Veçmas në Kosovë kohët e fundit është vërejtur një rritje e theksuar e çmimeve për produktet bazë për konsum.
Ngritjen e këtyre çmimeve e ka konfirmuar edhe Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), duke shtuar se Indeksi i tërësishëm i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit (IHÇK) është rritur kryesisht te produktet e mishit, qumështit, perimet, uji e lëngjet, lëndët djegëse dhe shërbimet hoteliere.
“Bukë dhe drithëra me 1.5 për qind, mish me 1.9 për qind, qumësht, djathë e vezë me 7.7 për qind, vajra dhe yndyra ushqimore me 28.2 për qind, perime me 19.7 për qind, sheqer, reçel, mjaltë, çokollatë dhe ëmbëlsira me 2.1 për qind, pijet alkoolike me 3.8 për qind, duhan me 2.7 për qind, gaz me 10.6 për qind, lëndë djegëse të ngurta, dru zjarri, pelet me 4.6 për qind, karburantet dhe lubrifikantë për pajisjet e transportit personal me 26.7 për qind, shërbime për transport me 2.2 për qind, shërbime telefonike dhe të telefaksit me 20.3 për qind, pushime të organizuara turistike me 8.9 për qind, shërbime hoteliere me 2.3 dhe shërbime financiare me 6 për qind”.
Gjatë këtij muaji, një litër vaj ushqimor kushtonte 1.06 euro, ndërsa një vit më vonë ky produkt shitet për 1.54 euro. Gjatë shtatorit të vitit të kaluar, një kilogram oriz ka kushtuar 1.38 euro ku sivjet blihet për 1.42 euro, kurse 30 copë vezë gjatë muajit shtator janë shitur 2.57 euro nga 1.95 euro.
Sipas ASK-së, norma vjetore e inflacionit në muajin shtator ka arritur në 4.9 për qind. Me inflacion kuptojmë rritjen e vazhdueshme të nivelit të përgjithshëm të çmimeve.
Nga të dhënat e Trading Economics, del se Kosova është vendi i dytë me normën më të lartë të rritjes së çmimeve në rajon.
Në vend të parë qëndron Serbia me normë të inflacionit prej 5.7 për qind, ndërsa në vend të tretë është Bullgaria me një inflacion prej 4.8 për qind.
Maqedonia e veriut është e katërta me 3.7 për qind, ndjekur nga Kroacia me 3.3 për qind dhe Bosnjë e Hercegovina, me 3 për qind.
Listën e vendeve e me normën më të lartë të rritjes së çmimeve e mbyll Mali i Zi dhe Shqipëria me 2.9 për qind përkatësisht 2.5 për qind.
Në muajin shtator, inflacioni në vendet e Bashkimit Evropian ishte 3.6 për qind, kurse në Eurozonë kjo normë ishte 3.4 për qind.
Pa rritjes së çmimeve në Kosovë, Bashkimi i Sindikatave të Pavarura (BSPK) thotë se kjo ka rënduar gjendjen sociale të punëtorëve dhe qytetarëve në vend.
“Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK) po ndjek me shqetësim rritjen e çmimeve të artikujve esencialë në Kosovë. Kjo e rëndon edhe me tepër gjendjen sociale të punëtorëve dhe të qytetarëve në vend. Fatkeqësisht, edhe pse ka rritje të vazhdueshme të çmimeve edhe për artikujt esencialë, siç janë mielli, vaji, sheqeri, etj., nuk kemi rritje pagash për punëtorët si dhe paga minimale në vend vazhdon të mbetet e njëjtë”, thuhet në reagimin e BSPK-së.
Po ashtu, kryeministri Albin Kurti ka reaguar lidhur me ngritjen e çmimeve të produkteve ushqimore në Kosovë. Ai me anë të një shkrimi në Facebook, ka theksuar se rritja e këtyre çmimeve është e ndikuar botërisht, gjë që po ndikon në ngritjen e tyre edhe në vend.
“Kosova, sikurse e gjithë bota, i është ekspozuar një inflacioni që kryesisht vjen si rezultat i katër faktorëve: shkëputjes së zinxhirit të furnizimeve për shkak të pandemisë, rikthimit të konsumit botëror më shpejt sesa që mund të përshtatej prodhimi i cili gjatë pandemisë ishte stopuar, rritja në nivel global e çmimit të energjisë dhe spekulantët e ndryshëm që bëhen profiterë të krizave. Shkalla e inflacionit sipas Agjencisë së Statistikave në fund të muajit shtator ishte 4.9 për qind, gjë që është në linjë me ngritjen globale të çmimeve për disa produkte”, kishte shkruar Kurti.
Ai ka treguar se ditëve në vijim do të ketë pako të masave për t’i ndihmuar qytetarët.
E përveç këtyre rritjeve në produkte ushqimore në Kosovë, është paralajmëruar edhe rritja e çmimit të faturave të energjisë elektrike. E për këtë gjë qytetarët që ngrohen me rrymë thonë që do ta kenë shumë të vështirë, pasi që do t’u duhet ta ndërrojnë komplet sistemin e ngrohjes, nga ajo me rrymë, ta bëjnë me lëndë të tjera djegëse, sepse nuk mund t’i përballojnë kostot./ Monitor
E-Diaspora
-
Kadri Mahmuti gjen vajzën e tij pas disa vitesh falë një emisioni televiziv gjerman SAT1 Një histori prekëse e një shqiptari ka marrë vëmendje në Gjermani. Kadri Mahmuti, u bë baba...
-
Një vit të mbarë shkollor në gjuhën shqipe!
-
Romani “ë” i autores Jehonë Kicaj nominohet për Çmimin Gjerman të Librit 2025
-
Kompania e autobusit të aksidentuar: Vetëm tre persona të lënduar në Gjermani
-
Po afron gala e pestë e çmimeve swissalbs Award Gala Night 2025
Jeta në Austri
-
AK: Gjysma e qirave në Austri janë me kohë të kufizuar Dhoma e Punës e Austrisë kërkon vendosjen e kufijve të qirasë dhe ndërprerjen e kontratave me...
-
Austri: Ministria e Çështjeve Sociale padit supermarketet për zbritje të rrejshme
-
Studimi: Migrantët në Austri kanë më pak qëndrime në spital, më shumë kthime
-
Ndërtimi i vendbanimeve në Austri ngadalësohet, subvencionet ulen
-
Kërkohen rregulla të njëjta sigurimi për mjekët në të gjithë Austrinë