Kosova
Kosova e dyta me nivelin më të ulët të korrupsionit në Ballkan
Referuar, Transparency International publikoi Indeksin e Përceptimit të Korrupsionit (CPI) për vitin 2024. Ky indeks, që përfshin rezultatet për 180 shtete të botës, shpërfaq nivelet e përceptimit të korrupsionit në sektorin publik, duke bazuar në raporte kredibile të organizatave globale si Banka Botërore, Freedom House, World Justice Project, Bertelsmann Foundation Transformation Index, Varieties of Democracy, Global Insights Country Risk – shumica e të cilave janë publikuar në vitin 2023, përcjell albinfo.ch.
CPI këtë vit tregon se mbi gjysma e vendeve të botës qëndrojnë nën mesataren globale që është 43 pikë dhe shumica e tyre nuk kanë bërë progres në luftimin e korrupsionit në sektorin publik.
Regjioni i Evropës Juglindore dhe Azisë Qendrore ku bën pjesë edhe Kosova, është regjioni me mesataren gati më të ulët në botë, kryesisht për shkak të problemeve të theksuara me sundimin e ligjit, autokracinë në rritje, cenimin e mediave të lira dhe institucionet e dobëta demokratike.
Kosova për vitin 2024 ka shënuar 44 pikë dhe është renditur e 73-ta në ranglistën botërore. Në mesin e shteteve të Ballkanit Perëndimor, ajo është renditur pas Malit të Zi dhe ka lënë pas Shqipërinë, Maqedoninë e Veriut, Serbinë dhe Bosnjë e Hercegovinën.
Që nga viti 2012, kur Kosova është bërë pjesë e vlerësimeve të CPI-së, progresi i saj ka qenë i vazhdueshëm por i ngadaltë, me gjithsej 10 pikë në 12 vitet e fundit.
Mali i Zi 46 pikë – vendi 65
Kosova 44 pikë – vendi 73
Shqipëria 42 pikë – vendi 80
Maqedonia e Veriut 40 pikë – vendi 88
Serbia 35 pikë – vendi 105
Bosnjë e Hercegovina 33 pikë – vendi 114.
Pas mbajtjes së zgjedhjeve parlamentare dhe krijimit të institucioneve të reja qeverisëse, KDI, degë e Transparency International në Kosovë, kërkon që lufta kundër korrupsionit të vendoset si prioritet dhe të udhëhiqet nga një strategji kombëtare efektive, e përcjellë me resurse të nevojshme financiare.
KDI-ja kërkon nga institucionet që llogaridhënia dhe trasparenca në sektorin publik të përbrendësohen si standarde bazike të qeverisjes së mirë, në mënyrë që të parandalohet shpërdorimi i resurseve publike, nepotizmi dhe disbalansi midis pushteteve.
E-Diaspora
-
Würenlos: Dy të rinj shqiptarë aksidentohen duke ikur nga policia Një 28-vjeçar dhe një 33-vjeçar shqiptar u arrestuan në vendngjarje. Njëri prej tyre kishte pësuar plagë... -
Agon Sejdiu – piloti shqiptar që i dha krahë ëndrrës së fëmijërisë -
E zë gjumi në pompën e benzinës, me motorin ndezur – i merret patenta kosovarit -
Aksident tragjik në Itali, humbin jetën dy të rinj shqiptarë -
Një urë mes rrënjëve dhe integrimit, një shtëpi e përbashkët e besimit dhe kulturës
Jeta në Austri
-
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti Vjena ul emetimet e CO₂ me 5.8%, duke tejkaluar mesataren e Austrisë. Politikat e forta për... -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa










