Kosova
Kosova duhet të shfrytëzojë rastin që të fitojë liberalizimin e vizave
Ministrja Hoxha ka thënë se Kosova duhet të shfrytëzojë rastin dhe të ratifikojë Marrëveshjen e demarkacionit sa më shpejt. Në të kundërtën, ajo tha se Bashkimi Evropian do të humbë fokusin nga procesi i liberalizimit të vizave ndaj Kosovë

Ministrja e Integrimeve Evropiane në Qeverinë e Kosovës, Dhurata Hoxha, ka deklaruar se skena politike në Kosovë duhet të gjejë konsensus dhe të ratifikojë marrëveshjen e Demarkacionit për të përmbushur kriterin për liberalizim të vizave.
Sipas saj, pas përmbushjes së kritereve për liberalizimin e vizave nga ana e Kosovës, do të nevojiten më pas edhe tre deri në gjashtë muaj, që Bashkimi Evropian ta vë në fuqi një vendim eventual për lëvizjen e lirë pa viza, për qytetarët e Kosovës.
Për “Radio Evropa e Lirë”, Hoxha ka thënë se Kosova duhet të shfrytëzojë rastin dhe të ratifikojë Marrëveshjen e demarkacionit sa më shpejt. Në të kundërtën, ajo tha se Bashkimi Evropian do të humbë fokusin nga procesi i liberalizimit të vizave ndaj Kosovës.
“Unë mendoj se ne duhet të arrijmë këtë konsensus, Qeveria dhe të gjithë, sa më shpejtë që të është e mundur sepse pastaj ne e dimë që në mbledhjen fundit në nëntor që mbahet në Këshillin e BE-së, në agjendë do të jetë BREX-it (largimi i Britanisë së Madhe nga BE-ja), kurse në vitin 2019 fillojnë zgjedhjet parlamentare (në BE) dhe do të kemi një situatë ku mund të humbet fokusi për procesin e liberalizimit të vizave për Kosovën. Pra, duhet të shfrytëzojmë rastin që të ecim përpara”, tha ministrja Hoxha.
Presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker, në javën e ardhshme pritet të prezantojë strategjinë për Ballkanin dhe zgjerimin e Bashkimit Evropian në këtë pjesë të Evropës. Hoxha është shprehur optimiste për këtë raport.
Presidenti Hashim Thaçi, duke u nisur nga kjo çështje, kishte ftuar politikanët që të kryejnë obligimet sepse “kanë çmim shumë të lartë” për Kosovën nëse nuk përmbushen.
Megjithatë, analistët politikë janë skeptikë se liderët politikë në Kosovë do të gjejnë konsensus. Sipas Imer Mushkolajt, Kosovën po e pret një situatë e paqartë.
“Kur flasim për vitin e ardhshëm flasim për një situatë të paqartë një situatë që mund të jetë jo në favor të Kosovës duke pasur parasysh se në vendet e Bashkimit Evropian është duke u rritur ndikimi i forcave ekstremiste, kushtimisht forcave që janë kundër Bashkimit Evropian e që rrjedhimisht do të duhej të ishin dhe kundër zgjerimit të BE-së e aq më shumë do të jenë në disfavor të Kosovës për shkak të situatës specifike që gjendet vendi karshi Bashkimit Evropian si tërësi, por edhe karshi pesë vendeve të BE-së që nuk e njohin pavarësinë e Kosovës”, thotë Mushkolaj.
Ratifikimi i Marrëveshjes për shënjimin e vijës kufitare me Malin e Zi, vazhdon të mbetet një prej çështjeve më të diskutuara në skenën politike të Kosovës.
Kosova pa ratifikimin e Marrëveshjes për demarkacionin me Malin e Zi, nuk mund të përfitojë nga procesi i liberalizimit të vizave. Marrëveshja për demarkacionin e kufirit me Malin e Zi është nënshkruar në gusht të vitit 2015 në Vjenë. Mungesa e ratifikimit nga Kosova, ndërlidhet me kundërshtimet e brendshme nga një pjesë e spektrit politik, i cili vlerëson se me anë të kësaj marrëveshjeje, Kosova ka humbur mbi 8 mijë hektarë tokë.
E-Diaspora
-
Një festë e diversitetit dhe e bashkëpunimit ndërkomunitar Këtë vit me risi në organizim, kjo veprimtari u bë edhe një festë e kulturave të...
-
Kush po i organizon shqiptarët e Zvicrës?, vjen numri më ri i magazinës albinfo.ch
-
Zhvillo karrierën tënde aty ku vlerësohet: smzh ag të ofron më shumë se një vend pune
-
Akuzohet kosovari, i dyshuar si shef i “degës zvicerane” të organizatës terroriste
-
Aksident tragjik në Gjermani, humb jetën një mërgimtar nga Peja
Jeta në Austri
-
Austri: 27% e të rinjve me prejardhje migrante braktisin herët shkollimin Në Austri, më shumë se 100,000 të rinj kanë përfunduar shkollimin e detyrueshëm në maksimum dhe...
-
Gjermania do të ndjekë shembullin e Austrisë dhe do të deportojë sirianët e dënuar
-
Banka Qendrore e Austrisë instalon bankomate për të kapërcyer hendekun rural të parave të gatshme
-
Tragjedi në Festival: Vdes një 22-vjeçar pas një incidenti sigurie
-
Universitetet austriake duan rregulla më të rrepta për pranimin e studentëve të huaj