Kosova
Kosova do t’i dërgojë Ukrainës mjete ushtarake

Ministri kosovar i Mbrojtjes Ejup Maqedonci gjatë një takimi ndërkombëtar të mbajtur në bazën ushtarake të Ramstein, Gjermani ka konfirmuar se Kosova do t’i dërgojë Ukrainës mjete ushtarake
Paketa përfshin “dhjetëra kamionë taktikë, automjete taktike dhe autoblinda ushtarake,” të cilat pritet të nisen drejt Ukrainës brenda javës së ardhshme.
Maqedonci shtoi se gjithashtu është në përgatitje një paketë e dytë mbështetëse që përmban “mijëra predha të mortajave” dhe do të dërgohet shumë shpejt për t’u përdorur nga forcat ushtarake ukrainase në rritjen e fuqisë së tyre të zjarrit indirekt.
Ministri theksoi angazhimin e Kosovës për të ndihmuar popullin ukrainas në “luftën e tyre të drejtë” dhe premtoi mbështetje të palëkundur “deri në fitoren përfundimtare.”
Në takim morën pjesë ministrat dhe përfaqësuesit e mbi 50 shteteve anëtare të Grupit të Kontaktit, të cilët u informuan nga Ministr Maqedonci mbi rolin e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) në mbështetjen e trajnimit të trupave ukrainase.
Ai përmendi pjesëmarrjen e FSK-së në Operacionin Interflex në Britani të Madhe dhe në trajnimet për deminim që zhvillohen në bashkëpunim me Komandën e Bashkuar të Evropës (EUCOM) në territorin e Kosovës.
E-Diaspora
-
Bolonjë: Kapet shqiptari me 1 kg kokainë Mësohet se një operacion rutinë i karabinierëve në lagjen Navile të Bolonjës ka çuar në arrestimin...
-
“Kosova in Berlin – Edicioni i Dytë 2025”
-
Pas një incidenti, 14 vjeçarja shqiptare humb jetën në këtë shtet
-
Nxënësit nga diaspora në shtetin gjerman mbyllin vitin shkollor me një eksursion në Nürnberg
-
Shqiptarja në mesin e pesë shkenctareve më të mira në këtë shtet
Jeta në Austri
-
Kreditë për shtëpi në Vjenë konsumojnë 53% të të ardhurave Blerja e një shtëpie mbetet e papërballueshme për shumë familje. Sipas llogaritjeve të publikuara të mërkurën...
-
Këta emigrantë përfitojnë më së shumti nga “AMS” në Austri
-
Austria pritet të përballet me një valë të nxehti
-
Austri: Prej 1 korrikut, kosto më të larta për këto shërbime
-
Austria do dyfishojë fondet për shëndetin mendor në shkolla pas tragjedisë në Graz