CH-Ballkani

Kosova do ta fitojë ulëse në OKB përmes dialogut thotë Hoxhaj

"Kur dialogu me mbështetjen e SHBA-së dhe BE-së të shkojë në fazën finale, Kosova do të fitojë vendin e saj në OKB dhe pranimin nga ana e Serbisë", ka thënë Hoxhaj

“Kosova në fund të dialogut me Beogradin duhet të bëhet anëtare e OKB-së”. Kështu i ka thënë gazetës austriake “Der Standard”, ish kryediplomati kosovar Enver Hoxhaj.

Në këtë intervistë, Hoxhaj ka folur më dialogun që tash e një kohë është pezulluar dhe ka theksuar se derisa Serbia nuk e njeh Kosovën si shtet nuk mund të ketë proces të pajtimit.

“Kosova nuk duhet më të bisedojë për çështje teknike. Kur dialogu me mbështetjen e SHBA-së dhe BE-së të shkojë në fazën finale, Kosova do të fitojë vendin e saj në OKB dhe pranimin nga ana e Serbisë”, ka thënë Hoxhaj.