Lajme
Kosova dhe Shqipëria unifikojnë ligën kombëtare të basketbollit
Kosova dhe Shqipëria kanë arritur të unifikojnë përfaqësimin kombëtar në ligën e basketbollit. Kjo u jetësua në Tiranë, përmes një marrëveshje për themelimin e Ligës Unike të Basketbollit Shqipëri-Kosovë, ka njoftuar Ministria e Kulturës dhe Sportit e Kosovës.
Marrëveshja u nënshkrua nga kryetarët e federatave përkatëse të basketbollit të Kosovës dhe Shqipërisë, Arben Fetahu, kryetar i Federatës së Basketbollit të Kosovës, përkatësisht Avni Ponari, kryetar i Federatës Shqiptare të Basketbollit.
“Në këtë ngjarje të rëndësishme morën pjesë personalitete të rëndësishme të politikës e të sportit të të dyja vendeve. Marrëveshja u nënshkrua në praninë e Kryeministrit të Republikës së Shqipërisë, Edi Rama, Ministres së Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Kosovës, Vlora Dumoshi, Ministres së Arsimit, Sportit dhe Rinisë së Shqipërisë, Besa Shahini, zëvendësministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit e Kosovës, Valdete Bajrami dhe Kryetarit të FIBA Europe, Turgay Demirel”, thuhet në njoftim.
Liga Unike në basketboll është i pari sport në mes dy vendeve që krijon një ligë të përbashkët të kësaj natyre. Kjo ligë ka për qëllim realizimin e idesë së kahmotshme për zhvillimin e aktiviteteve garuese të klubeve të të dyjave vendeve. Kalendari garues i kësaj lige do të zhvillohet krahas ligave kombëtare.
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në fjalën e tij theksoi se nisma të këtilla janë të mirëseardhura dhe kanë përkrahjen e tij.
Kjo ligë ka qenë dëshirë e kamotshme dhe idetë marrin kohën e duhur që të ndodhin dhe ky fakt po ndodh.
Rama foli edhe për bashkëpunimet e tjera Shqipëri-Kosovë, por kjo ligë përmes aktiviteteve konkrete shkon edhe një hap përtej, dhe kjo ligë do të jetë shtysë edhe për shumë nisma të tjera. Kjo ligë do të rrisë nivelin e konkurrencës dhe do të krijojë hapësirë për të pasur më shumë cilësi në ndeshjet në parket.
Ilir Trebicka, kryetari i sapozgjedhur i Ligës Unike, tha se është një iniciativë e veçantë për të dyja vendet dhe i falënderoi të dyja qeveritë për njohjen e kësaj nisme. Është një ligë e veçantë për mbarë kombin shqiptar.
E-Diaspora
-
Çeki
Koncert i muzikës shqiptare në Ústí nad Labem Ambasada e Kosovës në Pragë sjell një mbrëmje artistike në kuadër të Muajit të Gjuhës dhe... -
Itali
Aksident fatal për 10-vjeçarin shqiptar në Itali -
Suedi
Në Stokholm promovohet libri “Zogj të harruar dhe tregime të tjera” në shënim të Epopesë së UÇK-së -
“Dita e Gruas dhe Demokracia”, art dhe debat për 8 Marsin, Ditën e Gruas -
Nxënësit e Shkollës Shqipe e madhështojnë Akademinë solemne për Adem Demaçin
Jeta në Austri
-
Vjenë: Ndryshim i rregullave të parkingut, ministria del me njoftim Në Vjenë, monitorimi i hapësirave të parkimit do të rirregullohet – në të ardhmen, përgjegjës do... -
Ortopedi shqiptar Dr.Leonard Ndue, në shërbim të mijëra pacientëve në Vjenë -
Martesat dhe divorcet shënuan rënie në Austri gjatë vitit 2025 -
Austri
Nuk u vlerësua nga juria, por kënga e Sidrit Vokshit bëhet hit ne Austri -
Vjena rrit ndihmën për të pastrehët gjatë stuhisë dimërore













