Kosova
Kosova dhe Shqipëria pësojnë rënie në renditjen e re të FIFA-s
Kombëtarja e Kosovës ka pësuar rënie për një pozitë në renditjen më të re të FIFA-s, përcjell albinfo.ch.
Kjo e fundit e zbuloi sot ranglistën e muajit shkurt-mars, ndërsa “Dardanët” tash gjenden në vendin e 102-të, në krahasim me atë të 101-të të herës së kaluar.
Sa u përket pikëve, Verdhekaltrit kanë pikë të njëjta, 1202.77.
Por, mbi Kosovën tash është Tajlanda, e cila bëri përparim prej plot 12 pozitash, duke e zënë vendin e 101.
Rënie pati edhe Kombëtarja shqiptare, e cila tash e sheh veten në vendin e 64-t, ndërsa në renditjen paraprake ishte në atë të 62-të.
Kuqezinjtë i kanë 1382,69 pikë duke përfunduar prapa Republikës Demokratike të Kongos, e cila përparoi për katër pozita dhe përpara Kepit të Gjelbër.
Ndryshimet në renditjen e FIFA-s u bënë mbi të gjitha për Kombëtaret e kontinenteve të tjera, pasi në Evropë sivjet nuk ka pasur ende aktivitete të ekipeve kombëtare.
Në Top 10 nuk pati ndryshime në renditje, me kampionen e botës, Argjentina, që vazhdon të prijë, e ndjekur nga nënkampionia botërore Franca.
Kurse, podiumin e mbyll Kombëtarja e Anglisë, e cila është në formë kulmore.
Në dhjetëshen e parë i shohim edhe Belgjikën, Brazilin, Holandën, Portugalinë, Spanjën, Italinë dhe Kroacinë.
Renditja e ardhshme e FIFA-s do të publikohet më 4 prill, kur pritet të ketë ndryshime pas zhvillimit të miqësoreve të kombëtareve.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios
Jeta në Austri
-
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ Konferenca “Kosova në BE” në Parlamentin Austriak shënon 27 vjetorin e ndërhyrjes humanitare të NATO-s në... -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë











