Kosova
Kosova dhe Shqipëria në krye të kërkesave për bashkim familjar në Gjermani
Pavarësisht shtrëngimit të politikave të imigracionit në Gjermani, qytetarët nga Kosova dhe Shqipëria mbeten ndër aplikuesit kryesorë për bashkim familjar gjatë këtij viti.
Sipas të dhënave të publikuara nga Ministria e Jashtme gjermane, shqiptarët nga të dyja vendet renditen ndër pesë kombësitë me numrin më të lartë të vizave të lëshuara për ribashkim familjar, duke reflektuar kërkesën e vazhdueshme për këtë formë migrimi edhe në kushte më të ashpra ligjore.
Deri në fund të muajit nëntor janë dhënë gjithsej 101.756 viza për pesë kombësitë me numrin më të madh të aplikimeve.
Më së shumti viza janë dhënë për shtetasit e Turqisë me 14.907, të ndjekur nga qytetarët e Sirisë me 13.148, Indisë me 9.286, Kosovës me 7.143 dhe Shqipërisë me 4.426.
E drejta për bashkim familjar në Gjermani zakonisht vlen vetëm për familjen bazë, që përfshin bashkëshortët dhe fëmijët e mitur. Megjithatë, ekzistojnë përjashtime për raste të veçanta, ndërsa që nga reforma e marsit 2024 kjo e drejtë është zgjeruar edhe për prindërit dhe vjehrrit e profesionistëve dhe punëtorëve të kualifikuar me arsim të lartë, të cilët janë në gjendje të sigurojnë vetë jetesën e të gjithë familjes.
Në muajin korrik, qeveria gjermane e CDU/CSU dhe SPD pezulloi për dy vjet ribashkimin familjar për personat me status mbrojtjeje të kufizuar, ndryshe nga refugjatët e njohur. Për këta persona, ribashkimi familjar lejohet vetëm në “raste të vështira”, ku përfshihen bashkëshortët, fëmijët e mitur dhe, në rastin e të miturve të pashoqëruar, edhe prindërit e tyre.
E-Diaspora
-
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë Mërgata kosovare në Zvicër po dëshmon edhe këtë herë interes të lartë për procesin zgjedhor në... -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës
Jeta në Austri
-
Vjenë: Procesi i votimit në ambasadë po vazhdon në mënyrë të rregullt Ambasada e Republikës së Kosovës në Vjenë ka njoftuar se procesi i votimit është duke u zhvilluar... -
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë










