Kosova
Kosova dhe Shqipëria me kalendar të përbashkët kulturor
Dy ministrat e Kulturës, ai i Kosovës, Kujtim Gashi, dhe ajo e Shqipëria, Mirela Kumbaro-Furxhi, kanë nënshkruar Kalendarin e Përbashkët Kulturor mes dy shteteve në një takim që kanë mbajtur në qytetin e Prizrenit. Kumbaro deklaroi se kultura e dëshmon më së miri se nuk ka kufij tjetër mes Kosovës dhe Shqipërisë përveç atyre administrativ, përcjell albinfo.ch.
“Ne kemi njohur të gjithë energjinë që ka skena e pavarur e Kosovës të cilën duam ta kemi një bashkëpunim, por edhe për të mësuar më shumë sepse skena e pavarur në Tiranë nuk e ka të njëjtën pjekuri. Kufijtë janë administrativë, kultura është si lumenjtë. Lumenjtë kur kalojnë vijën e ujit nuk pyesin a ka kufi. Ne duhet të krijojmë të njëjtin mjedis për kulturën”, deklaroi ajo.
Që të dy ministrat thanë se koncepti i kalendarit të përbashkët është i hapur dhe do të përfshihen të gjitha vendet ku ka shqiptarë. Ndërsa Gashi ka thënë se kjo është ditë shumë e veçantë për të dyja vendet.
“Të gjitha institucionet e kulturës dhe trashëgimisë do të kenë aktivitete të përbashkëta, edhe në Kosovë, edhe në Shqipëri. Besoj që këtë vit është më i veçantë sepse jemi ndalë në aktivitetet specifike”, theksoi ai.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Vdekja e 19 vjeçarit shqiptar në Londër në vendin e punës, reagon familja e tij -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes, -
Itali
Përplasje fatale në Itali: 30-vjeçari shqiptar qëllohet për vdekje pas një sherri
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit












