Kosova
Kosova dhe Shqipëria dënojnë “sulmet terroriste” kundër Izraelit
Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës ka thënë se i dënon fuqishëm “sulmet terroriste kundër Izrealit”, ndërsa presidentja Vjosa Osmani ka shprehur solidaritet të plotë me popullin izraelit, përcjell albinfo.ch.
“Ne qëndrojmë në solidaritet të plotë me Izraelin në këto momente të tmerrshme. Mendimet tona janë me viktimat, familjet dhe gjithë Izraelin”, thuhet në deklaratën e MPJ-së.
“Të tmerruar nga sulmet terroriste dhe vrasjet e civilëve të pafajshëm në Izrael. Shprehim solidaritetin tonë të plotë me presidentin Isaac Herzog, popullin dhe shtetin e Izraelit në këto orë të errëta. Mendimet tona janë me familjet e viktimave”, ka shkruar Osmani në X.
22 izraelitë kanë vdekur dhe mbi 500 kanë mbetur të lënduar nga sulmi befasues i palestinezëve mëngjesin e së shtunës, kanë konfirmuar shërbimet e emergjencës së Izraelit.
Izraeli shpalli gjendje lufte të shtunën pas një sulmi që u vlerësua si i paprecedentë nga grupi militant palestinez Hamas.
Dhjetëra persona të armatosur nga grupi militant palestinez Hamas janë infiltruar në jug të Izraelit nga Rripi i Gazës.
Edhe ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, ka dënuar ashpër në emër të Shqipërisë sulmin e përgjakshëm të militantëve të Hamasit ndaj Izraelit, ku mijëra raketa janë lëshuar në zonat jugore, një numër i pacaktuar personazh kanë mbetur të vrarë dhe 35 shtetas izraelitë janë raportuar të marrë peng.
“Shqipëria dënon ashpër sulmin e mëngjesit të sotëm nga Hamasi kundër Izraelit. Ne qëndrojmë të vendosur kundër terrorizmit. Mendimet tona janë me viktimat, familjet e tyre dhe gjithë Izraelin”, shkruan kryediplomati shqiptar.
Nga ana tjetër, prej MEPJ-së është bërë me dije se nuk ka asnjë shtetas shqiptar të lënduar nga ngjarjet.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Vdekja e 19 vjeçarit shqiptar në Londër në vendin e punës, reagon familja e tij Familja e të ndjerit deklaroi se fakti që vdekja e tij ishte plotësisht e shmangshme e... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes, -
Itali
Përplasje fatale në Itali: 30-vjeçari shqiptar qëllohet për vdekje pas një sherri -
Londër
Akademia Ballkanike e Pianos bëhet pjesë e sistemit prestigjioz Trinity College London
Jeta në Austri
-
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik Edhe disa ditë pas aksidentit tragjik në vendin e punës, ku humbën jetën tre kosovarë,... -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit -
Aksidenti tragjik në Vjenë: Kompania e ndërtimit fshin gjurmët pas vdekjes së tre kosovarëve











