Kosova
Kosova dhe Gjermania kanë nënshkruar marrëveshje për transportin ndërkombëtar rrugor të udhëtarëve dhe të mallrave
Ambasadori i Kosovës në Gjermani, Faruk Ajeti, ka njoftuar se Kosova dhe Gjermania kanë nënshkruar marrëveshje për transportin ndërkombëtar rrugor të udhëtarëve dhe të mallrave,përcjell albinfo.ch.
Marrëveshja u nënshkrua nga Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, Sekretari i Shtetit në Ministrinë Federale për Digjitalizim dhe Transport, Hartmut Höppner, si dhe Drejtori për Evropën Juglindore, Turqinë, EFTA, OSBE dhe Këshillin e Evropës në Ministrinë e Jashtme Federale, Michael Reiffenstuel.
”Sot u nënshkrua marrëveshja ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Republikës Federale të Gjermanisë për transportin ndërkombëtar rrugor të udhëtarëve dhe mallrave. Marrëveshja u nënshkrua nga Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburbn Aliu, Sekretari i Shtetit në Ministrinë Federale për Digjitalizim dhe Transport, Hartmut Höppner, si dhe Drejtori për Evropën Juglindore, Turqinë, EFTA, OSBE dhe Këshillin e Evropës në Ministrinë e Jashtme Federale, Michael Reiffenstuel.
Kjo marrëveshje përfaqëson një hap të rëndësishëm në lehtësimin e lëvizjes dhe forcimin e bashkëpunimit ekonomik mes dy vendeve tona. Ajo do të mundësojë një qarkullim më efikas të njerëzve dhe mallrave, duke përmirësuar lidhjet tregtare dhe duke kontribuar në zhvillimin ekonomik të përbashkët.
Nënshkrimi i kësaj marrëveshjeje dëshmon mbështetjen e vazhdueshme të Gjermanisë për zhvillimin dhe integrimin e Kosovës në tregun evropian, si dhe për thellimin e marrëdhënieve tona bilaterale” ka shkruar ambasadori Ajeti në Profilin e tij në Fcebook.
E-Diaspora
-
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios E reja kosovare përfundon me sukses studimet në Universitetin e Tokios, duke u shndërruar në një... -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit











