Kosova
Kosova dhe Franca nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi
Delegacioni i prirë nga zëvendësministri Bardhyl Dobra, gjatë qëndrimit të tij në Francë, u takua me ministrin e Transformimit dhe Shërbimit Publik të Republikës së Francës, Stanislas Guerini dhe ekipin e tij, përcjell albinfo.ch.
Profesionalizimi dhe modernizimi i administratës publike, tërheqja e talenteve, arsimimi dhe trajnimet në fushën e administratës publike, ishin ndër të tjera tema të diskutimit përmbajtjesor mes zëvendësministrit Dobra me ministrin Guerini.
Nga ky takim u kuptua se të dyja shtetet përballen me sfida të ngjashme dhe se reformat që të dyja qeveritë janë duke ndërmarrë për të transformuar administratat respektive kanë ngjashmëri të mëdha dhe se bazohen në parime të pranuara si të mirëqena në botën demokratike, si: meritokracia, besimi i qytetarëve në institucione, depolitizimi i administratës, mundësi të barabarta për të gjithë, mobilitet përbrenda administratës dhe bashkëpunim me sektorin privat, administratë efikase, shërbime publike kualitative për të gjithë qytetarët.
Ministri Guerini konfirmoi edhe një herë se ministria që ai drejton dhe institucionet vartëse si: Institut National du Service Public (ish-École nationale d’administration) janë të gatshme të përkrahin Ministrinë e Punëve të Brendshme të Republikës së Kosovës, në zbatimin e reformës ambicioze, të nevojshme e të kërkuar nga qytetarët e Republikës së Kosovës, reformë që në pikat kyçe është e ngjashme me atë që Republika e Francës është duke bërë po ashtu.
Duke marrë parasysh vullnetin e përbashkët për të bashkëpunuar dhe këmbyer praktikat më të mira, për ta mbështetur njëri – tjetrin në mënyrë që reformat të jenë të suksesshme, të dyja palët nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi, e cila fokusohet ndër të tjera në fuqizimin e burimeve njerëzore, përmirësimin e proceseve të rekrutimit dhe proceseve të tjera administrative, si dhe trajnimet në fushën e administratës publike.
Me këtë rast zëvendësministri Dobra dhe ministri Guerini shprehën gatishmërinë që bashkëpunimi mes dy vendeve të thellohet edhe më tutje me takime të shpeshta të nivelit politik dhe profesional.
E-Diaspora
-
Skoci
Shqiptari dënohet me 18 muaj burg për fermë kanabisi në Skoci Shqiptari dënohet me 18 muaj burg për kultivim kanabisi në Mbretërinë e Bashkuar... -
Irlandë
Hyn në Irlandë pa dokumente, 18-vjeçari shqiptar përfundon në burg -
Itali
11-vjeçarja shqiptare Serena Marku shkëlqen në “The Voice Kids of Italy” -
Kush preket nga pezullimi i vizave të emigrimit për në SHBA? -
“Jam shqiptare”, këngëtarja e famshme turke Simge Sağın zbulon origjinën nga Peja
Jeta në Austri
-
Festat zyrtare austriake dhe pushimet shkollore për vitin 2026 Festat zyrtare të Austrisë 2026 dhe pushimet shkollore të Vjenës 2025/26. Kalendari i plotë me... -
Ekspertët kosovarë që shkëlqejnë në Evropë: Dr. MDSc Genc Zenunaj pjesë e rastit të parë “Guided Quad Zygoma” LUMC, Holandë -
Vjenë: Procesi i votimit në ambasadë po vazhdon në mënyrë të rregullt -
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja











