Kosova
Kosova dhe anëtarësimi i saj në Interpol
Në janar të këtij viti, Kosova ka parashtruar sërish kërkesën për t’u anëtarësuar në Organizatën Ndërkombëtare Policore (INTERPOL), e cila kërkesë është pranuar nga kjo organizatë, por ende mbetet e paqartë nëse kjo kërkesë do të hyjnë në agjendën e Asamblesë së Përgjithshme të kësaj organizate, e cila do të mbahen në vjeshtën e këtij viti në Kili.
Gjithashtu, i paqartë mbetet edhe fakti nëse institucionet e Kosovës do të vendosin që t’i qasen betejës përfundimtare për të hyrë në votim për anëtarësim ose jo, për shkak të rrethanave aktuale ndërkombëtare, por edhe vendore.
Zëvendësministri i Punëve të Jashtme i Qeverisë në dorëheqje të Kosovës, Anton Berisha, thotë për Radion Evropa e Lirë, se institucionet e Kosovës janë të interesuara për anëtarësim në INTERPOL dhe rrjedhimisht, në këtë drejtim, procedurat teknike dhe administrative kanë vazhduar dhe do të vazhdojnë deri sa ky anëtarësim të bëhet realitet. Për sa i përket aplikimit konkret, ai këtë e sheh si një çështje jo vetëm teknike, ndonëse do të duhej të ishte e tillë, por edhe si diplomatike dhe politike.
“Kështu që, ne do ta masim këtë. Nuk do ta sfidojmë Kosovën, pa e matur mirë në raport me miqtë tanë ndërkombëtarë, posaçërisht Bashkimin Evropian, sepse marrëveshjet e Brukselit parashohin që Serbia të mos e pengojë anëtarësimin e Kosovës në organizata të ndryshme. Ndërkaq, ne nuk jemi në një fazë kur janë krijuar institucionet evropiane dhe kemi një lloj vakuumi. Po ashtu kemi një lloj vakuumi tash edhe në Kosovë, për shkak se jemi qeveri në dorëheqje. Kështu që do të ecim dy herë më kujdesshëm, në mënyrë që ta kemi një pasqyrë më reale, para se të shkojmë në fazën finale”, theksoi Berisha.
Në korrik të këtij viti, kryeministri në dorëheqje, Ramush Haradinaj, pati theksuar se marrë parasysh që Asambleja e Përgjithshme e INERPOL-it sivjet mbahet në Kili, një vend që nuk e ka njohur Kosovën, atëherë mbetet “të shqyrtohet se a do të hyhet në agjendën e votimit apo jo”.
Në anën tjetër, autoritetet e Serbisë kanë vazhduar dhe po vazhdojnë lobimin kundër anëtarësimit të Kosovës në INTERPOL. Ditë më parë, ministri i Punëve të Brendshme i Qeverisë së Serbisë, Nebojsha Stefanoviq ka vlerësuar se që nga Asambleja e Përgjithshme e INTERPOL-it, vitin e kaluar në Dubai, ku është kundërshtuar kërkesa e Kosovës për t’u anëtarësuar në këtë organizatë, nuk ka pasur asnjë zhvillim që do të sillte ndryshimi të atij vendimi, shkruan REL, përcjell Albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios E reja kosovare përfundon me sukses studimet në Universitetin e Tokios, duke u shndërruar në një... -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit














