Lajme
Kosova bezdis shoferët me sigurimet dhe me targat prej letre
Gazeta e njohur zvicerane NZZ ka botuar një artikull rreth problemeve të sigurimeve në Kosovë dhe targave prej letre, të cilat janë në qarkullim të përkohshëm
NZZ shkruan se autoritetet në Prishtinë po ua bëjnë shoferëve jetën e vështirë. Sikur nuk mjafton që ata detyrohen të paguajnë sigurim shtesë, tani ata duhet të përballen edhe me targa prej letrës.
“Për një udhëtim dyjavor me veturë jashtë shtetit, banorët e Kosovës duhet të paguajnë sigurim 50 euro për shkak se sigurimet në Kosovë nuk bashkëpunojnë me sigurimet ndërkombëtare”, shkruan nzz.ch.
“Bile edhe më keq. Kush e regjistron veturën, duhet të marrë targa të përkohshme nga letra që njëherë po të bjerë shi, mund të dëmtohen tërësisht. Kjo ndodh pasi përveç Shqipërisë, asnjë vend fqinj i Kosovës nuk njeh numrat nga letra. Kush dëshiron të vizitojë të afërmit në Maqedoni, duhet të udhëtojë me autobus”, përcjell albinfo.ch.
“Pas një publikimi të gazetës online “Birn”, në vitin 2015 është shpallur prokurimi i numrave të targave, por asnjë nga ofertuesit nuk i ka përmbushur kërkesat teknike”, shkruan NZZ.
Tutje, gazeta shkruan se megjithatë ka një rreze drite për shoferët e goditur kosovarë. Deri më tash shoferët kosovarë, të cilët kanë hyrë në Serbi janë detyruar të zgjedhin një numër të përkohshëm, transmeton albinfo.ch. Kjo për arsyen se Beogradi nuk e njeh Kosovën si shtet dhe nuk lejon që veturat e Kosovës të hyjnë në Serbi më emblemën e shtetit të Kosovës.
Por gjërat duket se janë përmirësuar, pasi nga marrëveshjet e fundit Kosova dhe Serbia kanë premtuar njohjen e ndërsjellë të targave të veturave.
E-Diaspora
-
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës Dan Morina vjen me një “Comedy Show” të radhës, ndërsa publiku në Zvicër pritet të argëtohet... -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi
Jeta në Austri
-
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ Konferenca “Kosova në BE” në Parlamentin Austriak shënon 27 vjetorin e ndërhyrjes humanitare të NATO-s në... -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë












