Lajme
“Kosova A” pensionohet më 2017
Qeveria e Kosovës i ka premtuar Bashkimit Evropian se deri në vitit 2017 do ta mbyllë “TC Kosova A”, ndotësin më të madh të ambientit në Kosovë
Termocentrali “Kosova A” në Obiliq konsiderohet ndotësi më i madh i ambientit në Kosovë, ndërsa është parashikuar të shkoj në pensionim në fund të vitit 20017. Kështu kanë deklaruar përfaqësuesit e Qeverisë së Kosovës, të cilët paralajmërojnë ndërtimin e një centrali të ri.
“Kosova ka nevojë për energji, mbi të gjitha Kosova ka nevojë për shëndet. Për këtë arsye Qeveria ka dhënë limit kohor fundin e vitit 2017 për mbylljen e “TC Kosova A”, të cilin e ka marrë si obligim në raport me BE-në”, ka deklaruar ministri i Zhvillimit Ekonomik, Besim Beqaj.
Këto komente ai i bëri gjatë vizitës së ekspozitës “Jeta pa Kosovën A” që është hapur Shtëpinë e Kulturës në Fushë Kosovë, ku të pranishëm ishin edhe Joost Koorte, zëvendësdrejtor i KE-së për Zgjerimin, Jan Peter Olters, drejor i Bankës Botërore për Kosovë, zyrtarë të Zyrës së KE-së në Prishtinë dhe zyrtarë të Komunës së Fushë Kosovës.
Ai tha se Qeveria e Kosovës në bashkëpunim me BE-në ka bërë edhe grupe punuese të cilat kanë një plan operativ, të cilat që nga tani fillojnë me përgatitjet teknike dhe ligjore për ta mundësuar mbylljen e “Kosovës A”.
“Aq shpejt sa do të ndërtojmë ne kapacitetin e ri, aq më shpejt do ta mbyllim “Kosovën A”. Obligimet që i kemi marrë nga KE nuk janë për shkak të KE-së, por ngritjen e cilësisë së jetës të qytetarëve të vendit. Andaj sa më shpejt të na përkrah KE dhe BB për t’i ndërtuar kapacitetet e reja, aq më shpejt do të mbyllim Kosovën A”, tha Beqaj.
Kreu i MZHE-së tha se vendi po aq sa ka nevojë që ta mbyllë “Kosovën A”, ka nevojë që t’i ndërtojë kapacitetet e reja dhe maksimizimin e energjisë të ripërtërishme.
“Për këtë qëllim, vitin e kaluar Qeveria ka dhënë një licencë për 24 MW për hidro-energji në komunën e Deçanit, ndërsa me 28 dhjetor të vitit të kaluar ka paralicencuar mbi 100 MW për energji të ripërtërishme nga uji”, tha ndërkaq Beqaj.
Me këtë rast, Beqaj tha se janë duke punuar me KE-në dhe BB për një konferencë të donatorëve për energjinë e qëndrueshme ku do ët diskutohet edhe mbyllja e “Kosovës A” dhe burimet e ripërtërishme qoftë nga uji, era apo solare.
Ndërsa, zëvendësdrejtor i KE-së për Zgjerimin, Joost Koorte tha se para se të vinte në ekspozitë ishin në TC Kosova A, ku ka parë punën e mirë që është bërë për ndërrimin e filtrave që është në të mirë të vet punëtorëve të KEK-ut dhe qytetarëve të Kosovës.
“Është e qartë që jetëgjatësia është më e shkurtë se në rajon për shkak të pluhurit dhe kjo është një arsye me të cilën duhet të merremi…me vendosjen e këtyre filtrave dhe me punën në ndërtimin e kapaciteteve të reja gjeneruese që do të mundësonte pastaj mbylljen e Kosovës A”, tha ai.
Komisioni Evropian, sipas Kort, është shumë i kënaqur që të ndihmojë ministrin që të arrij rezultate.
“Dhe kjo është një ndërmarrje e përbashkët nga Kosova, KE, BB dhe me siguri edhe BERZH-i, prandaj shpreson që projekti i mbylljes së ”Kosovës A” dhe projekti i ndërtimit të TC Kosova e Re do të fillojë shumë shpejt”, tha ai.
E-Diaspora
-
Londër
Hapet shkolla e dytë shqipe në Manchester Hapja u vlerësua si hap i rëndësishëm për ruajtjen e gjuhës dhe identitetit kulturor në diasporë... -
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati -
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë
Jeta në Austri
-
Afër Pashkëve, 8,300 lepuj ngordhin në trafikun rrugor në Austrinë e Poshtme Rreth Pashkëve, sezoni i çiftëzimit të lepujve arrin kulmin. Në këtë fazë veçanërisht aktive, trafiku rrugor... -
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik













