Lajme
Kosova, 840 milionë euro borxhe
Borxhi i Kosovës është 842 milionë euro, prej të cilave, 473 milionë euro është borxh i brendshëm, kurse 368 milionë euro i përket borxhit ndërkombëtar
Sipas të dhënave të Ministrisë së Financave, borxhi total i Republikës së Kosovës është 842 milionë euro, prej të cilave, 473 milionë euro është borxh i brendshëm, kurse 368 milionë euro i përket borxhit ndërkombëtar, bën të ditur “Evropa e Lirë”
Borxhi i përgjithshëm është tërësia e borxhit shtetëror dhe komunal. Ky borxh merret në emër të institucioneve qendrore qeveritare, të cilin Republika e Kosovës është e obliguar ta paguajë, përcjell albinfo.ch.
Përqindja e borxhit ndaj Bruto Prodhimit Vendor është vetëm 14 për qind, kurse sipas Ligjit për Borxhet Publike, thuhet se në asnjë rast shuma e papaguar e borxhit të përgjithshëm, nuk duhet të tejkalojë 40 për qind të Bruto Prodhimit Vendor.
Me gjithë faktin se borxhi i përgjithshëm prej rreth 850 milionë euro, vlerësohet i ulët, kjo shumë ndër vite ka shënuar rritje të dukshme. Në vitin 2012 vlera e borxhit të përgjithshëm ka qenë 409 milionë euro, kurse vitin e kaluar ka arritur në rreth 750 milionë euro.
E-Diaspora
-
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë Tenori shqiptar me famë ndërkombëtare vlerëson rolin e diasporës dhe kujton koncertin në Gjenevë si një... -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian
Jeta në Austri
-
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ Konferenca “Kosova në BE” në Parlamentin Austriak shënon 27 vjetorin e ndërhyrjes humanitare të NATO-s në... -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë













