Kosova
Kosova: 14 vjet pas pavarësisë – mes sfidave të vjetra dhe mundësive të reja
Temë diskutimi: Ftesë për pjesëmarrje në debat publik
Republika e re kosovare këtë vit feston 14-vjetorin e shpalljes së pavarësisë. Që nga viti 2008, Kosova është njohur si shtet i pavarur nga mbi 110 shtete anëtare të Kombeve të Bashkuara.
Ftohen të gjithë të interesuarit që për nder të 14-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës, të marrin pjesë në diskutimin online të organizuar nga Ambasada e Republikës së Kosovës në Berlin, me temën: “Kosova pas 14 vitesh pavarësi – mes sfidave të vjetra dhe mundësive të reja”.
Në diskutim do të marrin pjesë:
Dr. Faruk Ajeti – Ambasador i Republikës së Kosovës në Berlin
Dr. Daniel S. Hamilton – Profesor në Institutin për Politikë të Jashtme në Universitetin Johns Hopkins SAIS dhe bashkëpunëtor shkencor në Institutin Brookings në Washington DC
Viola von Cramon – Raportuese për Kosovën në Parlamentin Evropian (Grüne)
Susanne Schütz – Drejtoreshë për Evropën Juglindore, Turqinë, OSBE dhe Këshillin e Evropës në Ministrinë e Jashtme të Gjermanisë
Dr. Bodo Weber – Politolog dhe anëtar i bordit të DPC (Democratization Policy Council e.V.)
Josip Juratovic – Deputet në Bundestagun Gjerman dhe Kryetar i Grupit Parlamentar për Evropën Juglindore (SPD)
Ky diskutim moderohet nga:
Dr. Vedran Dzihic – Profesor në Universitetin e Vjenës dhe bashkëpunëtor shkencor në OIIP (The Austrian Institute for International Affairs)
Data: 14.02.2022
Ora: 15:00-16:30
Të interesuarit për pjesëmarrje luten të regjistrohen në këtë link – https://www.oiip.ac.at/events/kosovo-14-jahr-nach-seiner-unabhaengigkeit-zwischen-alten-herausforderungen-und-neuen-chancen/?fbclid=IwAR1w8qEQXhsVWbTWx4zBZyzqeR0vVtk5aF30D86FSTE-ESIfXeBNCs9kslY
E-Diaspora
-
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios E reja kosovare përfundon me sukses studimet në Universitetin e Tokios, duke u shndërruar në një... -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit












