Lajme
Kosnett: Shkëmbimi i territoreve nuk është ide e SHBA-së

Ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett, ka thënë se takimi i 27 qershorit në Washingtonit, është mjaft i rëndësishëm në rrugën drejt dialogut.
“E para, unë pres spekulime të vazhdueshme deri në fillimin e takimit të shtunën, por edhe pas takimit. Por ashtu, siç e ka shpjeguar edhe kolegu im, ambasadori Grenell, ne presim që fokusi i këtij takimi të jetë në bashkëpunimin ekonomik ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, nga i cili do të përfitojnë qytetarët e të dyja vendeve, por edhe rajoni. Ne shpesh kemi thënë se mendojmë se është e rëndësishme që fokusi i dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë të jetë ajo se çfarë përfitojnë qytetarët e zakonshëm”.
Kosnett në një intervistë ekskluzive në Rubikon në Klan Kosova, ka thënë që fokusi i dialogut në këtë takim, do të jetë ekonomik.
“Miqtë tanë evropianë, në fillim do të fokusohen në marrëdhëniet politike ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Kam frikë që nuk mund të ofroj më shumë detaje specifike mbi agjendën e së shtunës, duhet të presim dhe të shohim”.
Sipas Kosnett, fundi i procesit të bisedimeve, do të rezultojë me njohje reciproke.
“Ky është qëllimi. Qëllimi ynë është të shohim një marrëveshje gjithëpërfshirëse mes dyja vendeve. Se do ta krijojmë hapësirën për marrëdhënie më të mira ekonomike dhe politike të cilat do t’i ndihmojnë qytetarët e të dyja vendeve dhe tërë rajonin, të ndërtojë një të ardhme më të mirë. Edhe pse të gjithë janë të interesuar të dinë se çka do të ndodhë të shtunën, unë do të përmbahem nga spekulimi i detajeve të takimit”.
Kosnett thotë se e kanë bërë të qartë që Shtetet e Bashkuara, nuk e kanë ndjekur idenë e shkëmbimit të territoreve,
“Ne kemi thënë shumë herë se SHBA-ja nuk po e ndjek idenë e shkëmbimit të territoreve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, edhe unë e kam thënë këtë shumë herë”.
“Çfarëdo marrëveshje gjithpërfshirëse ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, duhet të ketë mbështetjen e gjerë të qytetarëve të të dyja vendeve dhe është e qartë, e kam thënë edhe më parë, që ka shumë pak interes në Kosovë për shkëmbim të territoreve, dhe ambasadori Grenell e ka bërë shumë të qartë që kjo nuk është ide e ndjekur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe nuk ka qenë asnjëherë qëllim i administratës Trump”, përcjell Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Ulen dënimet e kosovarëve të akuzuar për skllavërim të grave: Mungojnë faktet Gjykata e Lartë e ka rrëzuar ankesën e ish bashkëshorteve. Kryetari i trupit gjykues thotë se...
-
Konflikt mes shqiptarëve në Itali, vritet me thikë 35-vjeçari
-
Autoshkollë e re në Winterthur, flasin edhe shqip!
-
Kënga “Mora fjalë’ jehon në sheshin e Mynhen-it
-
Shqiptari nga Maqedonia, delegat i ri në UEFA
Jeta në Austri
-
Hetimi për aksidentin ajror në Graz në 2024 i kalon Zvicrës Autoritetet zvicerane kanë marrë zyrtarisht përsipër hetimin për aksidentin e fluturimit të kompanisë Swiss në Graz,...
-
Austri: Nxënësi 15-vjeçar pranon se ka dërguar kërcënime për bomba në tre shkolla
-
Pas Zvicrës edhe Austria i reagon Gjermanisë për kontrollet kufitare
-
Austri: Përfitimet e familjes dhe të fëmijëve të ngrira deri në vitin 2027
-
10 mitet e çiklizmit që nuk duhet t’i besoni në Austri