Komisarja e Bashkimit Evropian për zgjerim, Marta Kos, ka anuluar vizitën në Serbi dhe si arsye e ka përmendur glorifikimin e kriminelit, Ratko Mlladiq, në Serbi pas vdekjes së tij.
“Ratko Mlladiq është dënuar për gjenocid, krime kundër njerëzimit dhe krime lufte. Kthimi i eshtrave të tij në Beograd i kujton Evropës faqet më të errëta të historisë sonë të afërt”, ka deklaruar ajo.
Kos vlerësoi se glorifikimi i Mlladiqit është i papajtueshëm me vlerat mbi të cilat bazohet rruga evropiane e Serbisë dhe kjo pasi trupi i tij u prit me ceremoni ushtarake nga shteti serb, transmeton albinfo.ch.
“Ky rrugëtim kërkon përballje me të kaluarën, pajtim të sinqertë dhe respekt për viktimat e krimeve të luftës”, ka thënë ajo.
Tutje ajo ka theksuar se vlerat mbi të cilat bazohet e ardhmja e përbashkët nuk janë objekt negociatash, duke shtuar se për këtë arsye ka vendosur që “në këtë moment” të mos e realizojë vizitën e planifikuar në Serbi.