Shqipëria
“Korridori i xhamive” për refugjatët duhet të mbyllet, mos përsëritet viti 2015
Duket se takimi mes kancelarit austriak Sebastian Kurz dhe kryeministrit shqiptar, Edi Rama, si pikë qendrore ka pasur thithjen e financave për të siguruar kufijtë me Greqinë – me çrast të bllokojë refugjatët që të futen në Shqipëri. Sëpaku kështu paralajmërojnë shumë media austriake.
Pas mbylljes së korridorit ballkanik i cili kalonte përmes Maqedonisë dhe Serbisë, tani refugjatët “kanë gjetur një rutë tjetër, të ashtuquajtur “korridori i xhamive”, pasi ata gjejnë mbështetje te shtëpitë e Zotit,” shkruan krone.at, duke nënkuptuar për korridorin e ri mes Greqisë-Shqipërisë-Malit të Zi dhe Bosnjës.
Ministri i brendshëm austriak Kickl ka kryer një planprogram për të mundësuar mbylljen e korridorit të refugjatëve nga Shqipëria.
Ai përveç që ka telefonuar me gjithë kolegët e tij të Ballkanit Perëndimor pritet të takojë shefat e policëve të rajonit në 6 qershor në Slloveni, në 7 qershor është takimi i radhës – kësaj here në Sarajevë; ndërsa në 14 dhe 15 qershor Kickl do përfundojë takimin në Bukuresht.
“Planprogrami për bllokimin e refugjatëve është fikse,” tha ai.
Ai shpreson që korridori nga Shqipëria deri në Slloveni të mos përsërisë vitin 2015 kur erdhën rreth 1 milion refugjatë nga Lindja e Mesme drejt Perëndimit.
Austria ka një qeveri mes konservatorëve të ÖVP dhe popullistëve të ekstremit të djathtë FPÖ, të cilët janë tepër të ashpër rreth strehimit të refugjatëve.
E-Diaspora
-
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum Vogëlushi nga Nepolja e Pejës Dyshohet se ka humbur jetën pas disa ditësh në gjendje kome,... -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Vdekja e 19 vjeçarit shqiptar në Londër në vendin e punës, reagon familja e tij -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes,
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit












