Lajme
Koronavirusi, Zvicër: Policia parandaloi protestat në disa qytete të vendit
Policia u ka kërkuar demonstruesve ta lëshonin sheshin. Ata që nuk e përmbushën kërkesën u kontrolluan dhe u denoncuan
Policia ka parandaluar sot mitingjet e kundërshtarëve të masave kundër përhapjes së koronavirusit, në Bernë, shkruan srf.ch. Ajo ka mbyllur sheshin kryesor të qytetit, “Bundesplatz” në mesditë dhe ka kontrolluar pasdite disa grupe të vogla njerëzish që po ecnin me flamuj në duar.
“Ne u drejtohemi njerëzve, bëjmë kontrolle dhe i largojmë ata nga vendi i grumbullimit”, mund të lexohet në një Twitter të shkruar nga Policia e Kantonit të Bernës, transmeton albinfo.ch. Disa veta janë marrë me vete në ambientet e policisë.
Me vetëm disa duzina pjesëmarrësish, përpjekja për të demonstruar sot pati përmasa të vogla. Forca e policisë së mobilizuar, nga ana tjetër, ishte mjaft e madhe.
Edhe në Sechseläutenplatz të Cyrihut, disa dhjetëra njerëz kanë protestuar gjithashtu kundër masave të koronavirusit, përcjell albinfo.ch. Policia u ka kërkuar demonstruesve ta lëshonin sheshin. Ata që nuk e përmbushën kërkesën u kontrolluan dhe u denoncuan.
Edhe në qytete tjera të Zvicrës sot ka pasur përpjekje për të demonstruar kundër masave të koronavirusit. Vala e protestave, e udhëhequr kryesisht nga lëvizjet e djathta ka përfshirë edhe Bazelin, Winterthurin etj.
E-Diaspora
-
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios
Jeta në Austri
-
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ Konferenca “Kosova në BE” në Parlamentin Austriak shënon 27 vjetorin e ndërhyrjes humanitare të NATO-s në... -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë











