Kosova
Koronavirus: Shifrat dhe situata në Kosovë, Shqipëri dhe Maqedoni
Në Kosovë janë raportuar dy vdekje të reja, derisa numri i rasteve të reja do të publikohet si zakonisht në mbrëmje
Në 24 orët e fundit, fatkeqësisht, një 63 vjeçare nga Tirana, një 65 vjeçar nga Tirana dhe një 60 vjeçar nga Elbasani, me disa sëmundje bashkëshoqëruese kanë humbur jetën në spitalin infektiv, pavaresisht trajtimit në terapi intensive dhe përpjekjeve të stafit mjekësor, ka njoftuar Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale në Shqipëri.
Pavarësisht të shëruarve, vijon të ketë shtrime të reja në spitalin infektiv, ku aktualisht po trajtohen 78 pacientë, 9 prej tyre janë në terapi intensive, ndërsa 2 janë të intubuar në gjendje të rëndë.
Ndërkohë gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 368 testime për të dyshuar të prekur me Covid19, nga të cilat janë konfirmuar 82 raste pozitive, raportojnë mediat shqiptare, përcjell albinfo.ch.
Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 30 raste në Tiranë, nga 6 raste në Shkodër, Kavajë, Fushë-Arrëz, 5 në Vlorë, nga 4 raste në Krujë, Durrës, Lushnje, nga 2 raste në Fier, Kurbin, Korçë, Berat, Dibër, Vau i Dejës, dhe nga 1 rast përkatësisht në Elbasan, Lezhë, Has, Pukë dhe Rrogozhinë.
Lajmi i mirë është se në 24 orët e fundit janë shëruar 43 qytetarë, duke e çuar në 1559 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë.
Në Shqipëri aktualisht janë 1034 persona aktivë me COVID19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Durrës.
Maqedoni Veriore
Gjatë 24 orëve të fundit prej 1653 testimeve të realizuara, 173 kanë rezultuar pozitiv me Covid-19 në Maqedoninë Veriore.
Fatkeqësisht brenda 24 orëve të fundit 13 pacientë të diagnostifikuar me Covid-19 kanë humbur betejën me koronavirusin e ri. Statistikat e fundit tregojnë që brenda 24 orëve janë regjistruar së paku 150 pacientë të rikuperuar pas infektimit me Covid-19.
Numri i personave të diagnostifikuar me Covid-19 në Maqedoninë Veriore tashmë shkon në 6225, prej të cilëve 2748 pacientë janë shëruar kurse 319 pacientë kanë ndërruar jetë. Për momentin ka 3558 raste aktive me koronavirusin e ri (Covid-19).
Kosovë
Kanë vdekur edhe dy persona nga COVID-19 në Kosovë. Nga Klinika Infektive, njoftojnë përmes një kumtese për media se dje më 1 korrik ka vdekur pacienti F.G. i moshës 71-vjeçare nga Prishtina, me diagnozën COVID-19 dhe sëmundje tjera shoqëruese, dhe sot më 2 korrik në mëngjes vdiq pacienti F.M. i moshës 83-vjeçare nga Mitrovica, po ashtu me sëmundje tjera shoqëruese.
Infektivja njofton se të hospitalizuar sot gjenden 114 raste pozitive. Por asnjë sqarim nuk është dhënë nga Infektivja për numrin e përgjithshëm të vdekjeve, derisa, Instituti mbrëmë ka njoftuar për 54 të vdekur. Me dy të vdekurit e fundit, numri shkon në 56.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Itali
Tragjedi në Itali, fqinji rrëfen si u gjetën të pajetë katër anëtarët e familjes shqiptare Helmimi me gaz në Porcari, dëshmia e fqinjit shqiptar për momentet e para... -
Kompania shqiptare mbulon Forumin në Davos me mbi 100 vetura luksoze -
Kosovë
Veshja tradicionale e Hasit të Prizrenit synon mbrojtjen nga UNESCO -
Amerikë
Shqiptarja hyn në histori me emërimin në administratën e lartë të SHBA-së -
Amerikë/Shqipëri
Talent shqiptar nga Amerika që po sjell ventrilokizmin në skenën shqiptare
Jeta në Austri
-
Raporti i Eurostat: Çmimet e shtëpive në BE janë rritur me 53% që nga viti 2010 Botimi i Eurostat-it “Strehimi në Evropë – Botimi 2025” tregon ndryshime të mëdha në kostot e... -
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale -
Vjena planifikon shtëpi të mbyllura në grup për shkelësit e përsëritur nën moshën 14 vjeç












