Lajme
Koronavirus: Rreth 14 mijë persona të shëruar në Austri, në trajtim edhe 1.262
Në 24 orët e fundit në Austri, kishte tre persona të tjerë të vdekur. 72 persona gjenden ende në intensivë.
Në Austri nga e shtuna deri të dielën janë diagnostikuar edhe 38 persona të tjerë me koronavirus, 16 prej tyre janë nga Vjena. Sipas Ministrisë së Brendshme, numri i përgjithshëm i të infektuarve (deri të dielën në mëngjes) ishte 15.871 persona. Nga këta, 1.262 janë duke u trajtuar, shkruan oe24, përcjell Albinfo Austria.
Numri i të vdekurve nga koronavirusi bashkë me tri të fundit, kap shifrën e 618 personave.
Tri rastet e vdekjeve të fundit ishin një grua dhe një burrë nga Vjena si dhe një grua tjetër nga Steiermark.
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, deri më tash janë kryer gjithsej 316.508 teste për koronavirus.
Siç raporton “oe24.at” 291 persona janë ende në trajtim spitalor, 18 më pak se një ditë më herët. 72 pacientë gjendën në klinikë intensive, çka do të thotë se në krahasim me 24 orë me parë, është një rënie e numrit prej shtatë personave. Prej koronavirusit deri më tash janë shëruar 14.000 pacientë, apo saktësisht 13.991, më këtë kuptohet se 63 persona janë shëruar më shumë se ditën e shtunë.
E-Diaspora
-
Vonesë në votimin me postë për diasporën Qytetarë nga diaspora që janë regjistruar për votim me postë nuk i kanë pranuar fletëvotimet brenda... -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Shqiptarët mbizotërojnë në punët fizike në Gjermani -
Kush e solli lahutën para OKB-së në Gjenevë -
Paralajmërim për partitë nga Ambasada Gjermane: Respektoni ligjin në diasporë
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë











