Lajme
Koronavirus: Austria në mesin e 5 më të mirëve në Evropë
Austria aktualisht gjendet në vendin e katërt në Evropë për incidencë shtatëditore ndaj koronavirusit. Ajo renditet pas Portugalisë, Britanisë dhe Finlandës, njofton albinfo.at
Numrat e infeksioneve në Austri çdo ditë e më shumë po bien. Dje, vetëm 644 infeksione të reja u raportuan në gjithë Austrinë. Herën e fundit që numrat ishin më të ulët, ishin më 27 shtator 2020, ku kishte 547 raste të reja. Një krahasim tjetër: saktësisht një javë më parë, u raportuan 1,072 persona të infektuar brenda 24 orësh, shkruan oe24.at
Aktualisht 11,151 persona në të gjithë vendin janë të prekur me koronavirus, ndërsa 1,651 më pak se një ditë më parë.
Këto shifra japin shpresë dhe mundësojnë për të bërë hapin drejt hapjes së madhe.
Kufizimet e daljes nga ora 20:00 deri 06:00 të mëngjesit janë shfuqizuar që nga mesnata. Tani, mund të dilni pa asnjë kufizim. Mësimi në shkolla do të filloj prej nesër(e hënë) me orar të plotë dhe për të gjithë nxënësit, ndërkohe kafenetë, restorantet, hotelet, turizmi, kultura dhe sportet do të lejohen nga dita e mërkurë, përcjell albinfo.at
Shumë tregues të tjerë të pandemisë gjithashtu dukshëm po përmirësohen. Incidenca shtatëditore (infeksionet për 100,000 persona brenda një jave) aktualisht është 71.6. Kjo vlerë ka qenë në një nivel dukshëm më të lartë që nga fillimi i tetorit 2020. Niveli më i lartë u arrit më 12 nëntor në 564.9.
Po ashtu situata po përmirësohet edhe nëpër spitale. Numri i pacientëve me Covid -19 në spitale gjithashtu po bie. Të shtunën janë raportuar 973 persona të sëmurë, 321 prej tyre në njësitë e kujdesit intensiv. “Ka dukshëm më pak pacientë të sapo infektuar, të sëmurë rëndë që vijnë në njësitë e kujdesit intensiv”, thotë Thomas Staudinger, kreu i njësisë së kujdesit intensiv në Spitalin e Përgjithshëm të Vjenës.
Sidoqoftë, kryetari i Bashkisë së Vjenës, Michael Ludwig ka kërkuar nga qytetarët e Vjenës të kenë kujdes të shtuar pas hapjes së sektorëve në gjithë Austrinë.
E-Diaspora
-
Fjolla dhe Ardiana prezantojnë “Vajzë”, një urë mes Kosovës dhe Zvicrës “Vajzë”: Moda si urë mes kulturave... -
USA
Kur ëndrrat nuk njohin kufij, rrugëtimi akademik i Albulena Ukës -
Në Stokholm, Lea Ypi sjell rrëfimin e ri mbi lirinë dhe identitetin shqiptar -
Në Berlin u prezantua romani “ë” i autores Jehona Kicaj -
Marigona nis postdoktoraturën si Fulbright Visiting Scholar në Los Angeles
Jeta në Austri
-
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë Studimi i EY: 90% e familjeve austriake përpiqen të kursejnë energji, 17% nuk mund t'i paguajnë... -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025 -
Vjenë: 200 ankesa të paraqitura kundër supermarketeve për zbritje mashtruese










