Lajme
Korfuz, anija përfshihet nga flakët, rrezikohen 500 pasagjerë
Anija italiane “Norman Atlantic” që po lundronte drejt Ankonas me 478 pasagjerë në bord u përfshi nga flaka. Zjarri dyshohet të ketë rënë në garazhin e tragetit
Një anije pasagjerësh që udhëtonte nga Igumenica e Greqisë drejt Ankonas në Itali, është përfshirë nga flakët duke rrezikuar jetën e rreth 500 pasagjerëve sa gjenden në bord. Pas alarmit se zjarri ka përfshirë garazhin e anijes, tri shtete janë vënë në alarm për t’i shpëtuar udhëtarët, Greqia, Shqipëria dhe Italia.
Sipas mediave greke, në anijen italiane “Norman Atlantic” të kompanisë Grimaldi, udhëtojnë rreth 478 pasagjerë, ndërsa zjarri dyshohet të ketë rënë në garazhin e tragetit, ku ndodhen edhe 222 automjete. Anija u përfshi nga flakët afër ishullit të Korfuzit, që është afër Shqipërisë.
Në bordin e tragetit ishin 268 pasagjerë me kombësi greke, qindra italianë dhe 22 shtetas të Shqipërisë, ndërsa 54 persona janë pjesë e ekuipazhit.
Pasagjerët kanë telefonuar në televizionet greke, ku kanë bërë të ditur se fatmirësisht nuk ka asnjë person të lënduar në bordin e anijes. Por sipas tyre, ndërsa priten ekipet e shpëtimit, në bord është përhapur panik dhe pasagjerët dëgjohen teksa bërtasin “Po digjemi, po digjemi.”
Sipas mediave në Greqi, rreth 150 pasagjerë kanë mundur të zbresin nga trageti, duke përdorur varkat e shpëtimit, ndërsa të tjerët kanë mbetur të bllokuar, pasi ndërprerja e energjisë elektrike ka bërë të pamundur uljen e varkave të tjera.
Ndërkohë, shtatë anije shpëtimi kanë mbërritur në vendin e ngjarjes dhe kanë nisur evakuimin e pasagjerëve, por operacioni i shpëtimit pritet të zgjasë, pasi era e fortë dhe reshjet e shiut e vështirësojnë punën. Në zonën përreth anijes fluturojnë edhe 5 helikopterë, raporton BW.
Po ashtu raportohet se tre fëmijë të cilët i mori flaka, janë transportuar në gjendje hipotermie në spitalin e Leces në Itali. Mediat italiane bëjnë të ditur se fëmijët janë të moshës 2 dhe 3 vjeçare dhe kanë paraqitur probleme shëndetësore për shkak të qëndrimit në të ftohtë për një kohë të gjatë.
Sipas informacioneve nga vendi i ngjarjes, përreth tragetit “Norman Atlantic” që është përfshirë nga flakët lundrojnë në det të trazuar dhjetëra varka shpëtimi, me qindra pasagjerë që u rrezikohet jeta, për shkak të kushteve të vështira të motit.
Ministria shqiptare e Mbrojtjes ka nisur anijen “Butrinti”, në ndihmë të pasagjerëve që ndodhen në tragetin italian që u përfshi nga flakët në det të hapur. Anija ‘Butrinti’ do të jetë pjesë e operacionit të evakuimit të pasagjerëve. Ndërkohë ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli ka komunikuar me homologen italiane në lidhje me operacionin e evakuimit të pasagjerëve të anijes.
E-Diaspora
-
Itali
Tragjedi në Itali, fqinji rrëfen si u gjetën të pajetë katër anëtarët e familjes shqiptare Helmimi me gaz në Porcari, dëshmia e fqinjit shqiptar për momentet e para... -
Kompania shqiptare mbulon Forumin në Davos me mbi 100 vetura luksoze -
Kosovë
Veshja tradicionale e Hasit të Prizrenit synon mbrojtjen nga UNESCO -
Amerikë
Shqiptarja hyn në histori me emërimin në administratën e lartë të SHBA-së -
Amerikë/Shqipëri
Talent shqiptar nga Amerika që po sjell ventrilokizmin në skenën shqiptare
Jeta në Austri
-
Raporti i Eurostat: Çmimet e shtëpive në BE janë rritur me 53% që nga viti 2010 Botimi i Eurostat-it “Strehimi në Evropë – Botimi 2025” tregon ndryshime të mëdha në kostot e... -
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale -
Vjena planifikon shtëpi të mbyllura në grup për shkelësit e përsëritur nën moshën 14 vjeç












