Kosova
Korab Sejdiu jep dorëheqje nga AKR
Korab Sejdiu ka njoftuar se ka dhënë dorëheqje nga partia për të vazhduar si deputet i pavarur i Kuvendit të Kosovës
Deputeti i AKR-së, Korab Sejdiu është shumë i pakënaqur për shkak se subjekti i tij i është bashkuar koalicionit PDK-AAK-NISMA për të qenë pjesë e qeverisjes së ardhshme të vendit.
Ai ka njoftuar se ka dhënë dorëheqje nga partia për të vazhduar si deputet i pavarur i Kuvendit të Kosovës, përcjell albinfo.ch.
“Unë e kuptoj se politika është arti i së mundurës, dhe se të qenurit në politikë kërkon nganjëherë edhe bërjen e kompromiseve të dhimbshme. Mirëpo, unë ndaj mendimin e atyre që kur bëhet fjalë për interesat e shtetit, nuk na lejohet të bërit kompromis. Unë në vazhdimësi kam qenë konsistent me qëndrimin që një qeveri me pakicë shqiptare dhe e kushtëzuar nga lista serbe është në kundërshtim me interesat e shtetit sepse mbetet peng i regjimit të Beogradit. Rrjedhimisht edhe kam potencuar se nuk mund ta mbështes një gjë të tillë. Për më tepër, kam bërë tentativa të sinqerta me shumicën shqiptare (LAA dhe VV) që të formojmë alternativën qeverisëse që ka legjitimitet nga populli. Jam tepër i zhgënjyer që interesat e ngushta partiake pamundësuan realizimin e këtij qëllimi, përkundër momentit jetik për të larguar të keqen nga ky vend. Thënë atë, ju njoftoj sërish se do t’i qëndroj besnik fjalës së dhënë ndaj elektoratit tim, dhe në seancën konstituive do të votoj kundër në të dyja instancat, edhe zgjedhjen e kryeparlamentarit por edhe të Qeverisë”, ka shkruar Sejdiu në rrjet sociale.
Ai ka shtuar se nuk do të votojë këtë Qeveri. “Por, njëkohësisht, nuk kam të drejtë morale që të votoj kundër një Qeverie ku pjesë përmbajtjesore është Presidenti Pacolli dhe AKR, përderisa unë jam pjesë e AKR. Për t’i evituar këto, ju njoftoj se kam deponuar tek Presidenti Pacolli dorëheqjen time nga AKR dhe nga të gjitha pozitat në strukturë të këtij subjekti, me efekt të menjëhershëm. Unë kam falënderuar presidentin Pacolli për bashkëpunimin e deritashëm dhe vullnetin e tij të sinqertë që të jem edhe pjesë përbërëse e rrugëtimit të AKR-së në qeverinë e ardhshme. Lus që dorëheqja ime të merret thjeshtë si veprim moral që t’i qëndroj besnik fjalës sime në këtë moment vendimtar për vendin. Veprimtarinë time politike tani për tani do ta vazhdoj si Deputet i pavarur në Kuvendin e Republikës së Kosovës”, ka theksuar ndër të tjera Sejdiu.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Vdekja e 19 vjeçarit shqiptar në Londër në vendin e punës, reagon familja e tij Familja e të ndjerit deklaroi se fakti që vdekja e tij ishte plotësisht e shmangshme e... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes, -
Itali
Përplasje fatale në Itali: 30-vjeçari shqiptar qëllohet për vdekje pas një sherri -
Londër
Akademia Ballkanike e Pianos bëhet pjesë e sistemit prestigjioz Trinity College London
Jeta në Austri
-
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik Edhe disa ditë pas aksidentit tragjik në vendin e punës, ku humbën jetën tre kosovarë,... -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit -
Aksidenti tragjik në Vjenë: Kompania e ndërtimit fshin gjurmët pas vdekjes së tre kosovarëve














