Kosova
“Kontributi i diasporës brenda vitit, më i madh se buxheti i Kosovës”
Diaspora jep kontribut të madh për stabilitetin ekonomik dhe social në Koso ë, ka thënë eksperti i ekonomisë, Safet Gërxhaliu.
Sipas tij, diaspora e Kosovës e meriton një tretman më ndryshe e jo, siç tha ai, që kontributi i saj të matet vetëm me kutin financiar sesa para dërgon në Kosovë, transmeton Albinfo.ch.
“Është padrejtësi e madhe kur flitet se diaspora dërgoi vetëm 1 miliard e 222 milionë euro në vitin 2022. Duhet të kuptohet se ka forma direkte e indirekte të dërgimit të parave. Këtu flasim vetëm për transaksione bankare apo për mjete të dërguara përmes institucioneve kredibile bankare”, tha Gërxhaliu në Klan Kosova.
“Por, diaspora jonë më së shumti shpenzon më së shumti kur ajo qëndron në Kosovë. Kontributi i diasporës brenda një viti në Kosovë është më i madh sesa vet buxheti i Kosovës”, tha ai.
Tutje, ai tha se shtetet se prej nga më së shumti vijnë para nga diaspora janë në recesion ekonomik, dhe kjo mund të ndikojë jo mirë.
“Viti 2023 i ka sfidat e veta. I ka lëkundjet sa i përket aspektit gjeostrategjik. Shtetet ku më se shumti vijnë para nga diaspora, tri prej tyre janë në recesion ekonomik falë inflacionit dhe trendeve negative në ekonomi dhe në këtë drejtim institucionet duhet të bëjnë më tepër”, tha Gërxhaliu./Albinfo.ch/
E-Diaspora
-
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios
Jeta në Austri
-
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ Konferenca “Kosova në BE” në Parlamentin Austriak shënon 27 vjetorin e ndërhyrjes humanitare të NATO-s në... -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë













