Lajme
Zvicra, 45 milionë franga për Kroacinë
Më 30 qershor 2015 Zvicra dhe Kroacia nënshkruan në Zagreb një marrëveshje-kornizë dypalëshe që rregullon përmbajtjen dhe zbatimin e kontributit zviceran për zgjerimin në favor të Kroacisë.
Zvicra do të mbështesë Kroacinë me një shumë prej 45 milionë frangash zvicerane, kryesisht në kuadër të projekteve në fushat e mëposhtme: kanalizimet e ujit, uji i pijshëm, trajnim profesional si dhe në kërkime.
Ambasadori zviceran në Kroaci, Stefan Estermann, bashkë me zëvendësministrin kroat njëkohësisht minitër i Zhvillimit Rajonal dhe të fondeve të BE-së, Branko Grçiç, nënshkruan sot në Zagreb marrëveshjen kornizë dypalëshe për bashkëpunim si pjesë e kontributit të zgjerimit. Marrëveshja, në thelb, përcakton objektivat e kontributit zviceran, vëllimin dhe rregullat kryesore implementuese. Ajo përcakton fushat tematike të bashkëpunimit të mëtejshëm. Nënshkrimi i marrëveshjes kornizë jep dritën e gjelbër për zbatimin e kontributit të zgjerimit në favor të anëtares më të re të BE-së, anëtarësimi i së cilës daton nga korriku 2013. Zvicra dhe Kroacia duhet të miratojnë definitivisht të gjitha projektet nga 31 maj 2017.
Zvicra do të mbështesë Kroacinë në fushat e mëposhtme: kanalizimet e ujit, uji i pijshëm, trajnimi profesional dhe kërkimet. Një fond për organizatat joqeveritare dhe një Fond i Partneritetit për të nxitur shkëmbimin e njohurive ndërmjet dy vendeve janë planifikuar gjithashtu. Për më tepër, Zvicra dëshiron të bashkëpunojë me Kroacinë në fushën e pastrimit të minave dhe për integrimin në shoqëri dhe në tregun e punës për viktimat e minave.
Me kontributin e saj të zgjerimit, Zvicra ndihmon në zbritjen e pabarazisë ekonomike dhe sociale në BE-në e zgjeruar. Si formë e solidaritetit dhe përgjegjësisë, ky kontribut është në interes të Zvicrës dhe promovon stabilizimin dhe zhvillimin ekonomik të Kroacisë. Ekonomia e Zvicrës në këtë mënyrë do të përfitojë, duke përfshirë qasje në tregun e brendshëm të BE-së të zgjeruar.
Që nga viti 2007 Zvicra është duke financuar me një shumë prej 1.257.000.000 frangash për projekte dhe programe në favor të dymbëdhjetë shteteve që i janë bashkuar BE-së që nga viti 2004. Baza ligjore për kontributin e zgjerimit është ligji federal për bashkëpunimin me shtetet e Evropës Lindore, të pranuara nga populli zviceran më 26 nëntor 2006. Gjithashtu, mbi këtë bazë, Parlamenti pati miratuar dhjetorin e kaluar kornizën kredi prej 45 milionë frangash zvicerane për Kroacinë.
Kontributi për zgjerim është pjesë e bashkëpunimit me Evropën Lindore, e cila përfshin ndihmën tranzicionit. Ndërsa kontributi për zgjerim mbështet shtetet e reja anëtare të BE-së. Ndihma e tranzicionit promovon themelimin e sundimit të ligjit, demokracisë dhe ekonomisë sociale të tregut në disa vende të Ballkanit Perëndimor që janë jashtë BE-së si dhe atyre që ishin pjesë e ish-Bashkimit Sovjetik.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së Ceremonia e diplomimit u mbajt në Akademinë e FBI-së në Quantico, Virxhinia, Shtetet e Bashkuara të... -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë











