Lajme
Kontrabandë me fatura të falsifikuara
Kontrabanda me mallra, duke paraqitur sasi të rrejshme në dogana, është ngritur si një problematikë shqetësuese në Kosovë
Këtë e konstaton hulumtimi i realizuar nga Instituti Kosovar për Kërkime dhe Zhvillime të Politikave (KIPRED)
Tregtarët nuk deklarojnë gjithë sasinë apo llojin e mallit – sidomos ato mallra për të cilat aplikohet akciza. Në mesin e tyre janë: pijet alkoolike, duhani e të tjera.
Përfaqësues të KIPRED-it, të cilët janë marrë me këtë hulumtim, kanë thënë se keqpërdorimet më të mëdha bëhen me falsifikimin e faturave – duke prezantuar faturë më të ulët, sesa vlera reale e produkteve të importuara.
Shpend Kursani, nga KIPRED, ka thënë se hulumtimi i bërë për periudhën 5-vjeçare tregon se paraqitja e sasive të rrejshme të mallit i ka shkaktuar buxhetit të Kosovës dëme të mëdha.
“Gjatë periudhës 5-vjeçare, prej shpalljes së pavarësisë, janë rreth 286 milionë euro produkte që janë futur në Kosovë, ndërsa vlera e tyre nuk është paraqitur. Pra, për këta 5 vjet, Kosova nuk ka arritur të vjelë tatime , TVSH-në, akcizën për 286 milionë euro. Nëse kësaj i shtojmë edhe rreth 35 milionë euro në vit – vlerën e mallrave që hyjnë në veri në formë kontrabande – del se nuk kemi vjelë tatime nga dogana gati gjysmë miliardë euro”, ka thënë Kursani.
Në hulumtimin e KIPRED-it është theksuar se kjo mënyrë e kontrabandës mundësohet nga korrupsioni, në të cilin janë të përfshirë disa tregtarë, së bashku me organe doganore.
I kontaktuar nga Radio Evropa e Lirë, zëdhënësi i Doganave të Kosovës, Adriatik Stavilevci, ka thënë se ky institucion është në dijeni për këto veprime të doganierëve dhe, për pasojë, janë suspenduar nga puna disa zyrtarë doganorë.
“Kemi pasur zyrtarë, të cilët janë suspenduar për shkak se janë zënë me vepra të ndryshme korrupsioni apo marrëveshje të ndryshme me tregtarë”, ka thënë Stavilevci.
Mallrat e tekstilit, thonë përfaqësues të KIPRED-it, kontrabandohen duke shfrytëzuar mungesën e standardizimit të mënyrës së eksportit nga vendi i origjinës dhe mënyrës së importit në Kosovë.
Ndodh shpesh ku në vendin e origjinës mallrat e tekstilit eksportohen duke u llogaritur “për copë”, ndërsa në Kosovë të njëjtat importohen “për kilogram”. Kjo bën që këto mallra të kenë vlerë më të ulët të importit në Kosovë dhe rrjedhimisht pagesë më të vogël të taksës doganore.
Për të parandaluar këtë formë të kontrabandës, Dogana e Kosovës ka arritur të nënshkruajë marrëveshje me disa vende, të cilat i barazojnë vlerat, ka bërë të ditur Stavlievci.
Të dhënat zyrtare të Doganave të Kosovës tregojnë se në vitin 2008 janë regjistruar 2015 raste të kontrabandës; në vitin 2010, 194 raste; 281 raste në vitin 2011 dhe 206 raste në vitin 2012.
E-Diaspora
-
Një buqetë dritash, tingujsh e ngjyrash për Ditën e Flamurit, në Winterthur Manifestimi në Winterthur, i organizuar nga Ansambli “Trojet”, krahas muzikës pati si vlerë të shtuar edhe... -
Haradinaj konfirmon kandidaturën e parë për deputet nga diaspora -
Ekspozita personale “Gjurmët në Medalion” e Valbona Gashit hapet në Konsullatën e Kosovës në Gjenevë -
Krasniqi: Mijëra fletëvotime nga diaspora rrezikojnë të mos arrijnë në kohë në Kosovë -
Mbahen takimet poetike të Nëntorit në Lucern
Jeta në Austri
-
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë Organizata e Pavarur Kulturore, “Varg e Vi”, në lokalin alternativ për aktivitete kulturore, “7stern”, në Vjenë... -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë -
Influencerja e zhdukur austriake gjendet e vdekur, brenda një valixheje -
Me 23 nëntor mbahet në Vjenë “Turneu i Pavarësisë”










