Lajme
Kontaktet e para me diasporën
Ibrahim Makolli, ministër për Diasporë në Qeverinë e Kosovës, e ka nisur vizitën e parë jashtë vendit

Tash e një javë, Ibrahim Makolli, i sapoemëruar ministër për Diasporë, ka realizuar takime me mërgimtarë kosovarë në disa vende të Evropës, duke filluar prej Sllovenisë, Austrisë, Gjermanisë dhe së fundi në Zvicër.
Në kuadër të kësaj vizite të parë në diasporë, Makolli është ndalur edhe në Bernë, ku ka pasur të enjten një takim me bashkatdhetarë të ftuar nga Ambasada e Kosovës, respektivisht me bordin drejtues të “Fondacionit për Zhvillimin e Kosovës”, me kryesinë e Kuvendit të Shqiptarëve të Zvicrës, me drejtues të agjencisë ” Albinfo.ch”, me Institutin zviceran për studime shqiptare ISEAL, por edhe me përfaqësues të disa mediave dhe organizatave të tjera të komunitetit shqiptar në Zvicër.
Ministri i Diasporës kosovare ka pranuar që nuk pretendon se e njeh mirë veprimin organizativ të mërgatës shqiptare në Zvicër. Prandaj, ai u ka ofruar bashkëpunim përfaqësuesve të komunitetit shqiptar në Zvicër në hartimin e përbashkët të strategjisë dhe politikave për organizimin sa më të mirë të mërgatës.
Megjithëse jo zyrtarisht është bërë e ditur se ministri ka emëruar një këshilltar shqiptar nga Zvicra, ai tha se ende nuk e ka kompletuar stafin e tij, dhe se ka nevojë për dhjetëra këshilltarë nga diaspora.
„Ministria e Diasporës do te jetë e hapur për të gjithë. Ky dikaster i qeverisë do të jetë koordinatori dhe adresa e parë e diasporës me institucionet. Kjo ministri do të punojë në hartimin e politikave në ngritjen e kapaciteteve të Ministrisë së Diasporës dhe në këtë mënyrë do të hartohen politikat së bashku me njerëzit tanë në diasporë, e assesi nëpër zyra në Prishtinë, pa i prekur shqetësimet e tyre“, ka thënë në Bernë ministri Makolli.
Makolli thotë se tashmë kemi një mërgatë më të organizuar dhe se është avanacuar integrimi i tyre në shoqëritë ku jetojnë.
„Më gëzon fakti që kemi avanacim në integrimin e mërgatës tonë në shoqëritë ku jetojnë, dhe si rezultat i kësaj gjithandej botës kemi individë të suksesshëm në fusha të ndryshme, si në shkencë, arsim, kulturë dhe sport. Kjo është nder dhe krenari për Kosovën që në mesin e qytetarëve të saj po prodhon gjithandej botës njerëz të suksesshëm.
Ai ka përjashtuar mundësinë që dikasteri që është caktuar ta udhëheqë të jetë krijuar për pazare politike.
Sipas tij, kjo ide ka qenë e disa subjekteve politike që edhe mërgata të përfaqësohet me një ministri në Qeverinë e Kosovës.
„Deri tashti ka ekzistuar një agjenci për mërgatën, ndërsa me krijimin e Ministrisë së Diasporës kemi një avancim në përkujdesjen institucionale ndaj diasporës“, tha Makolli.
Në këtë takim të Bernës ministri i Diasporës ka shpalosur tri prioritete për mërgatën:
Ruajtja e identitetit kombëtar të mërgatës tonë do të jetë objektivi i parë.
„Ruajtja e identitetit kombëtar pretendohet të arrihet nëpërmjet mësimit plotësues në gjuhën shqipe. Tashmë pretendojmë që mësimi plotësues në gjuhën shqipe të organizohet në përkujdesjen institucionale. Në këtë formë më së miri kontribuojmë në ruajtjen e identitetit“, premton Makolli.
Si prioritet i dytë i Ministrisë së Diasporës është thënë të jetë përkrahja e mërgimtarëve në integrimin e tyre në shoqëritë e vendeve ku jetojnë.
© albinfo.ch
Makolli: Mërgata jonë në Zvicër eshtë faktor përcaktues në shumë procese
„Në asnjë mënyrë nuk duhet kuptuar integrimi si asimilim. Kjo është në interes të mërgatës, por edhe të Kosovës, që popullata e saj jashtë vendit të mos mbetet e izoluar, ngase duke mbetur e izoluar përjashtohet nga shumë procese. Mërgata jonë në Zvicër eshtë fakator përcaktues në shumë procese. Ne tashmë kemi pjesëmarrje solide të shqiptarëve në jetën politike dhe publike. Kemi shumë njerëz të zgjedhur në asambletë komunale“, tha veç tjerash ministri.
Përfaqësuesi i diasporës kosovare në Qeverinë e Kosovës është zotuar se do të punojë që të inkurajojë mërgimtarët në Zvicër të jenë pjesë e institucioneve ku hartohen politikat.
„Ndryshe do të ishte të agazhojme një deputet shqiptar në Parlamentin Federal të Zvicrës, se sa të angazhojmë dhjetëra ambsadorë në atë vend, pa e minimizuar rolin e ambasadës. Por, ne duhet të inkurajojmë njerëzit tanë që të jenë pjesë e institucioneve ku hartohen politikat“, theksoi Makolli.
Dhe synimi i tretë i ministrit është të inkurajojë dhe të përkrahë interesin e mërgatës që të investojë në Kosovë.
„Mërgata jonë nuk duhet të shikohet vetëm si potencial ekonomik. Mbi të gjitha mërgata jonë duhet të trajtohet edhe si potencial politik dhe intelektual. Jo që është i nevojshëm, por i domosdoshëm në zhvillimin e proceseve të Kosovës“, ka thënë në këtë takim minsitri i Diasporës.
Në fund ai ka bërë të ditur se konform ligjit për mërgatën do të hapen së shpejti qendrat kulturore në Zvicër, që sipas tij, nuk pretendojnë shuarjen e organizimeve të tjera në mërgatë.
Nga ana tjetër, ambasadori i Kosovës në Bernë, Naim Malaj, ka bërë të ditur se me ministrin e Diasporës, Ibrahim Makolli, kanë realizuar një takim edhe në Zyrën Federale për Migrim, në Drejtorinë për Kooperim dhe Zhvillim (DDC-DEZA), ku sipas tij, janë thënë fjalë të mira për organizimet e fundit të komunitetit shqiptar.
Më pas ministri i Diasporës, Ibrahim Makolli, në këtë bashkëbisedim ka dëgjuar për shqetësimet e mërgimtarëve nga të pranishmit në këtë takim. Atij i është ofruar një pasqyrë reale për organizimin e mërgatës në Zvicër. Ministri është njoftuar edhe me përfaqësues të Kuvendit të Shqiptarëve të Zvicrës. Aty është shtruar edhe çështja e kartonit të gjelbër, pse po vazhdon të aplikohet në kufijtë e Kosovës pa të drejtë për mërgimtarët. Pastaj është shtruar çështja e informimit nga ana e Televizionit Publik të Kosovës që është thënë të jetë selektive për mërgimtarët.
Ndër temat e diskutimeve ka qenë sigurimi i legjitimitetit të idesë të krijimit të qendrave kulturore nga ana e Qeverisë. Ministrit i është sugjeruar që të koordinohet puna e strukturave ekzistuese të diasporës, të vlerësohet dhe të mbështetet konkretisht kontributi i deritanishëm i tyre si dhe diaspora të jetë pjesë e procesit të krijimit të qendrave kulturore nga ana e Qeverisë së Kosovës. Po ashtu është folur për strategjinë e organizimit të diasporës me depolitizimin e saj.
Ministri Makolli do të vazhdojë vizitën në Zvicër edhe gjatë ditës së premte.
E-Diaspora
-
Një thirrje artistike për drejtësi në zemër të Evropës Dhjetëra fustane të varur në tela për tharjen e rrobave, dhuruar nga të mbijetuara të dhunës...
-
Aksident fatal në Francë, humb jetën një kosovar
-
Shfaqet për here të parë në Zvicër dokumentari “UDHA – Një gjak, një gjuhë, një besë” në Riffraff, Zürich
-
Edona Preza diplomoi për Shkenca Biologjike dhe studimet Shqiptaro-Amerikan në Illinois
-
Lyon: Kënga e vallja shqipe jehoj nga Shoqëria Kulturore-Artistike “Ilirët”
Jeta në Austri
-
Çfarë ndodh me qëndrimin në Austri nëse humbni punën? Ja çfarë duhet të dini Humbja e një vendi pune është një situatë e vështirë, veçanërisht kur leja e qëndrimit është...
-
Pse Vjena nuk është më qyteti më i mirë për të jetuar në botë?
-
Austria vs Evropa: Çka mund të blini me 1€
-
Austria prezanton pensionin e pjesshëm
-
Austria forcon ligjet për armët dhe sigurinë në shkolla pas tragjedisë në Graz