Lajme
Konsumuan alkool të prodhuar fals në Turqi, shkon në 63 numri i viktimave
Numri i vdekjeve pas konsumimit të alkoolit të falsifikuar në Ankara është rritur në 63, ndërsa 36 persona janë aktualisht në kujdes intensiv në spital, raportoi sot gazeta turke Haberler. Vazhdon hetimi i prokurorit për pijet alkoolike të prodhuara në distileri pa licencë.
Prokuroria e Lartë Publike në Ankara ka hapur një hetim dhe deri më tani janë arrestuar 30 persona.
Në dosjet e të dyshuarve për kontrabandë alkooli dhe “shkaktim i vdekjes me dashje të mundshme” janë shtuar edhe raportet toksikologjike nga Instituti i Mjekësisë Ligjore.
Siç raporton portali Millijet, për shkak të vdekjes së një numri të madh të personave të helmuar nga rakia false, ekspertët kanë vënë në dukje edhe një herë dëmin e alkoolit metil, i cili përdoret në prodhimin e alkoolit të falsifikuar.
Alkooli metil mund të shkaktojë një sërë problemesh të përhershme, serioze shëndetësore dhe madje të çojë në vdekje, paralajmërojnë mjekët.
E-Diaspora
-
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita Ka themeluar dhe drejton një kompani me dy shtëpi për të moshuar. Albinfo.ch e ka zgjedhur... -
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë











