Kosova
Konsumimi i mishit të bardhë të pulës në Kosovë, 94 për qind i importuar
Prodhimi vendor i mishit të bardhë të pulës është vetëm 6 për qind, ku pjesa tjetër vjen nga importi.
Kështu ka thënë deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje Mirlinda Tishukaj – Sadiku gjatë pyetjes drejtuar ministres së Tregtisë, Rozeta Hajdari duke shtuar se çfarë po bëhet që të ketë masa mbrojtëse për këtë produkt.
“Gjatë vitit 2020 kemi import të mishit në vlerë prej 38.9 milionë euro, në vitin pasues është shifra 51.5 milionë euro dhe për vitin 2022 sipas parashikimeve kjo shifër do të arrij në 60 milionë euro. Sipas njohësve, Kosova i plotëson nevojat vetëm 6 për qind, pra me prodhim vendor, kurse 94 për qind mbulohet nga importi”, është shprehur Tishukaj – Sadiku, përcjell Telegrafi.
Ndërsa, Hajdari ka thënë se në Kosovë është vetëm një kompani e licencuar për prodhim të mishit të bardhë të pulës.
“Për sa i përket importit të mishit të pulës, ne si ministri e kemi konsultuar legjislacionin në fuqi që ka të bëjë me masat mbrojtës, si nga Dogana e Kosovës, Shoqata e Shpezëtarëve dhe Agjencia e Ushqimit dhe Veterinës. Kemi të licencuar një kompani të mishit të bardhë të pulës dhe për më shumë kemi kuptuar se edhe pse kemi rritje në prodhim por nuk kemi plotësim të nevojës së kërkesave”, tha Hajdari.
E-Diaspora
-
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës Dan Morina vjen me një “Comedy Show” të radhës, ndërsa publiku në Zvicër pritet të argëtohet... -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi
Jeta në Austri
-
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç Austria do të ndalojë përdorimin e mediave sociale nga fëmijët nën 14 vjeç, sipas një marrëveshjeje... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja













