Kosova
Konsultimet mes Kosovës dhe Zvicrës, flitet për diasporën dhe anëtarësimin në Këshillin e Evropës
Republika e Kosovës dhe Konfederata e Zvicrës kanë mbajtur konsultimet e rregullta dypalëshe në takimin e zhvilluar mes dy delegacioneve nga të dyja shtetet respektive, të udhëhequra nga Ilir Muçaj, u.d. Sekretar i Përgjithshëm në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës së Kosovës dhe Muriel Peneveyre, Ndihmës Sekretare e Shtetit, Ambasadore dhe Shefe e Divizionit për BE dhe Azi në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Zvicrës.
Në njoftimin për media thuhet se gjatë takimit u vlerësuan lart marrëdhëniet dypalëshe midis dy vendeve dhe u shpreh gatishmëria për bashkëpunim në fusha me interes të përbashkët, transmeton albinfo.ch.
Palët diskutuan për mënyrat e avancimit të bashkëpunimit ekonomik dhe rolin e rëndësishëm të diasporës zvicerane në Kosovë në forcimin e lidhjeve dypalëshe.
Njëra nga temat kryesore ishte procesi i anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës dhe organizata të tjera ndërkombëtare.
Përfaqësuesit e Zvicrës vlerësuan përpjekjet e vazhdueshme të Kosovës në këtë drejtim dhe shprehën mbështetjen e tyre për integrimin e mëtejmë ndërkombëtar të vendit.
https://www.facebook.com/MFAKosovo/posts/850911030399107?ref=embed_post
E-Diaspora
-
Suedi
Dy akademikë nga Kosova ndër më të spikaturit në universitetet suedeze Miranda Kajtazi, docente në Universitetin e Lundit, dhe Bahtijar Vogel, udhëheqës i Departamentit të Shkencave Kompjuterike... -
Nga Zvicra në Prishtinë: Mjekët shqiptarë frymëzojnë gjeneratën e re të studentëve të mjekësisë -
Përparim Avdili: Nuk duhet të ndryshoj emrin për tu bërë kryebashkiak i Cyrihut -
Würenlos: Dy të rinj shqiptarë aksidentohen duke ikur nga policia -
Agon Sejdiu – piloti shqiptar që i dha krahë ëndrrës së fëmijërisë
Jeta në Austri
-
A do të punonit në Austri për 2200 euro? Austria kërkon punëtorë sezonalë në prag të sezonit dimëror... -
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë










