Lajme
Konsultime për projektstrategjinë e diasporës
Ministria e Diasporës i fton ekspertët dhe përfaqësuesit e shoqatave, asociacioneve dhe klubeve të diasporës që të marrin pjesë në këto konsultime publike
Ministria e Diasporës përmes një komunikate për shtyp bën të ditur se në ditët në vijim do të organizojë disa dëgjime publike me bashkatdhetarët në Gjermani dhe në Zvicër (Gjenevë).
“Në kuadër të procesit të hartimit të Projektstrategjisë për Diasporën dhe Mërgatën 2013-2018, Ministria e Diasporës e Republikës së Kosovës organizon dëgjime publike në vendet ku ka përqendrim më të madh të pjesëtarëve të diasporës”, thuhet në komunikatë, duke përmendur qytetet si Munih, Shtutgart dhe Dyseldorf.
Ministria e Diasporës e Republikës së Kosovës me këtë rast i fton ekspertët dhe përfaqësuesit e shoqatave, asociacioneve dhe klubeve të diasporës që të marrin pjesë në këto konsultime publike.
Konsultat mbahen në: Munih, Gjermani. Adresa: Blodigstr. 4, Kulturzentrum 2411 (Biblioteka e Qytetit) më 15 mars 2013 me fillim në orën: 17:30; Shtutgart, Gjermani, Landhaus-Str. 62, 70190, 16 mars 2013 duke filluar në orën: 14.00; Dyseldorf, Gjermani, Wichern-Str. 1, 42549 Velbert, 17 mars 2013 në orën 14.00
Për orarin dhe vendin e mbajtjes së dëgjimit publik në vendet e tjera opinioni do të njoftohet në vazhdimësi, thuhet në fund të komunikatës.
Ndërkaq, siç bën të ditur Konsullata e Kosovës në Gjenevë, të dielën, me 24 mars 2013 prej orës 14h00 – 17h00, Ministria e Diasporës bashkë me Konsullatën e Kosovës në Gjenevë organizon dëgjim publik për Strategjinë Kombëtare të Diasporës e cila do të organizohet në hapësirat e Konsullatës në Rue de la Servette 93, 1202 Gjenevë.
Organizatori lut pjesëmarrësit që të konfirmojnë pjesëmarrjen e tyre.
E-Diaspora
-
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati Z. Rifati njihet në mënyrë të veçantë edhe për lidhjet e tij të ngushta me arbëreshët,... -
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“
Jeta në Austri
-
Afër Pashkëve, 8,300 lepuj ngordhin në trafikun rrugor në Austrinë e Poshtme Rreth Pashkëve, sezoni i çiftëzimit të lepujve arrin kulmin. Në këtë fazë veçanërisht aktive, trafiku rrugor... -
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik











