Kosova
Konsullata e Kosovës në Cyrih, urë lidhëse mes Universitetit të Cyrihut dhe atij të Prishtinës
Udhëheqësi i Konsullatës në Cyrih pritet nga Presidenti i Universitetit të Cyrihut, synohet bashkëpunimi me Universitetin e Prishtinës
Udhëheqësi i Konsullatës së Republikës së Kosovës në Cyrih, Sami Kastrati, i shoqëruar edhe nga Këshilltarja në Konsullatë, Shukrije Ramadani, është pritur në një takim të veçantë nga Presidenti i Universitetit të Cyrihut, Prof. Dr. Michael Schaepman dhe Drejtori i Zyrës për Marrëdhënie Ndërkombëtare në po të njëjtin Universitet Dr. Christian Simm.

Në takimin miqësor dhe që llogaritet të jetë i pari në këtë nivel të lartë, diplomati Kastrati nga njëra anë dhe Presidenti i Universitetit të Cyrihut Schaepman nga ana tjetër kanë diskutuar në lidhje me mundësitë e rritjes së bashkëpunimit në mes Universitetit të Prishtinës dhe atij të Cyrihut në fushat specifike dhe që vlerësohen me interes të përbashkët nga të dyja Universitetet, transmeton Albinfo.ch.
Numri i studentëve shqiptarë që kanë ndjekur apo ndjekin studimet në Universitetin e Cyrihut ka shënuar rritje të vazhdueshme nga viti në vit.
E-Diaspora
-
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios E reja kosovare përfundon me sukses studimet në Universitetin e Tokios, duke u shndërruar në një... -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit













