Lajme
Konservatorët fitojnë zgjedhjet në Britani, tani Brexit është i sigurt!
Informacionet e para tregojnë se partia konservatore e kryeministrit Boris Johnson ka fituar shumicën absolute
Është bërë e ditur se në zgjedhjet parlamentare në Britaninë e Madhe, partia konservatore e kryeministrit Boris Johnson ka fituar shumicën absolute. Ky është rezultati paraprak pas numërimit të votave në shumicën e zonave zgjedhore, transmeton albinfo.ch.
Realisht rezultatet e para të fitores u bën të ditura nga televizionet britanike, BB dhe Sky News të premten në orët e para të mëngjesit. Megjithatë shpëndarja përfundimtare e vendeve në Parlamentin britanik nuk ka përfunduar. Sipas rezultateve të deritanishme të numërimit në 600 nga 650 zona zgjedhore, konservatorët arritën të marrin 328 vende në Parlament, duke kaluar kështu kufirin e shumicës absolute. Një prognozë e institutit të opinionit, Ipsos Mori, thotë se në fund konservatorët mund të marrin 368 vende. Ky është rezultati më i mirë i konservatorëve që prej disa dekadash.
Po ashtu, thuhet se shumica absolute ia mundëson kryeministrit Boris Johnson që të kalojë në Parlament marrëveshjen e negociuar së fundmi me BE-në. Me këtë Britania e Madhe sipas të gjitha gjasave do të dalë nga Bashkimi Europian më 31 janar. Para përkrahësve ai u shpreh se qeveria e tij ka marrë një “mandat të fuqishëm për ta përfunduar Brexit”. Ai premtoi se “do ta çojë vendin përpara dhe do të fokusohet tek prioritetet e popullit britanik, shkruan Deutsche Welle.
Nga ana tjetër, humbëse e madhe e zgjedhjeve është Partia Laburiste e Jeremy Corbyn. Sipas të dhënave paraprake, kjo parti mund të kapë vetëm 191 vende në Parlament, duke humbur kështu 71 mandate që i kishte në Parlamentin e mëparshëm. Corbyn ka paralajmëruar ndërkohë largimin si kryetar i Partisë Laburiste. Në një prononcim të parë, ai tha se është një natë zhgënjyese për laburistët, dhe se nuk do ta drejtojë më partinë në fushata të ardhshme zgjedhore. Edhe liberalët të pozicionuar për qëndrimin në BE nuk patën rezultate të mira në zgjedhjet e 12 dhjetorit, përcjell albinfo.ch.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Fjolla dhe Ardiana prezantojnë “Vajzë”, një urë mes Kosovës dhe Zvicrës “Vajzë”: Moda si urë mes kulturave... -
USA
Kur ëndrrat nuk njohin kufij, rrugëtimi akademik i Albulena Ukës -
Në Stokholm, Lea Ypi sjell rrëfimin e ri mbi lirinë dhe identitetin shqiptar -
Në Berlin u prezantua romani “ë” i autores Jehona Kicaj -
Marigona nis postdoktoraturën si Fulbright Visiting Scholar në Los Angeles
Jeta në Austri
-
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri Rita Ora gati për skenën e madhe në Alpet austriake... -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025











