Kalendari

KONKURS për tre mësues-e

Lidhja e Arsimtarëve dhe Prindërve Shqiptarë “Naim Frashëri “ në Zvicër, Kantoni Thurgau

Bazuar në rregulloren e LAPSH-it për Zvicër mbi mësimin plotësues të gjuhës shqipe në lidhje me zgjedhjen e mësimdhënisit/es shpallë konkurs për 3 mësimdhënës/e për mësimin plotësues të gjuhës shqipe në këto pika shkollore:

  1. Kreuzlingen, për 2 deri 4 orë mësim në javë si dhe mundësi zgjerimi në rrethinë.

  1. Sulgen,Kradolf për 2 deri 4 orë në javë si dhe mundësi zgjerimi të orëve në Bürglen dhe rrethinë.

  1. Weinfelden për 2 deri 4 orë në javë si dhe mundësi zgjerimi edhe në rrethinë pranë Weinfeldenit. 

Kushtet :

Kandidatët e interesuar për të konkurruar në këto pika shkollore duhet t’i plotësojnë këto kushte:

  1.  Mësuesit/mësimdhënësit duhet të jenë mësues të diplomuar nga institucionet universitare nga Republika e Shqipërisë, Republika e Kosovës, apo nga ato të Malit  të Zi,  dhe të Maqedonisë.

  2. Përparësi kanë mësuesit e diplomuar në degët: Gjuhë e letërsi shqipe, ndërsa preferohen edhe profilet në degët: Histori, gjeografi, muzikë dhe arte të hapësirës shqiptare. Këta mësues do të japin  mësimin Gjuha shqipe  dhe kultura shqiptare.                   

       3.Mësuesit/mësimdhënësit duhet të kenë edhe njohuri të gjuhës gjermane.

Detyrat e punës :

Të planifikojë, organizojë dhe bashkërendisë punën e mësimit plotësues të gjuhës shqipe. Në bashkëpunim me LAPSH-in me MASHT-in e R. Kosovës dhe Shkollën e vendit pritës, merr vendime të ndryshme që kanë të bëjnë me funksionimin e punës në shkollë.

Paraqitja e kandidateve mund te behet nëpërmjet adresës se mëposhtme, si dhe telefoni.

Nexhat Hyseni koordinator i LAPSH-it per Kt. Thurgau

Tel 078 788 91 26 mbas ores 19.00

Amriswilerstrasse 21 

8590 Romanshorn